Leonardo Bonuçi është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij. Mbrojtësi italian synon të zërë një vend në 23 lojtarët që Spaleti do të marrë me vete për në Euro 2024 në Gjermani, për këtë arsye po kërkon një ekip ku të ketë minutat e duhura në këmbët e tij. Pas dështimit të negociatave me Romën, Bonuçi ka nisur diskutimet me Fenerbahçen.
Transferimi në Stamboll është thuajse i kryer dhe këtë e konfirmon edhe vetë prania e ish-lojtarit të Juventusit në Turqi. Bonuçi ka shkuar në stadium, ku ka parë nga afër përballjen mes Fenerbahçes dhe Koniasporit të Sokol Cikalleshit. Një ndeshje ku ka marrë sinjale pozitive, teksa gjiganti turk ka fituar me goleadë. /Sport Ekspres/
Super Bowl 2026 do të zhvillohet natën mes 8 dhe 9 shkurtit. Edicioni i 60-të do të diskutohet mes New…
Reali i Madridit është skuadra, e cila ka fituar më shumë penallti këtë sezon. Sipas statistikave penalltia e fitores që…
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet procesi në ngarkim të grupit të Laert Haxhiut. Avokati Aldo Duro…
Drejtuesit e Juventusit po mendojnë që tani për futbollistë, të cilët mund të firmosin menjëherë, duke qenë se kontrata me…
Kryeministri Edi Rama, është përfshirë në një tjetër diskutim me gazetaren Klodiana Lala, pas një deklarate të bërë për Shoqatën…
Ish-konkurrentja e "Big Brother", pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, Neda Balluku është rikthyer në vëmendjen…