Më 30 tetor 2021, Sergio Aguero luajti ndeshjen e tij të fundit për Barcelonën, por po ashtu edhe në karrierën e tij pasi u diagnostikua me aritmi kardiake, një sëmundje e zemrës.
Duke shpjeguar se çfarë ndodhi gjatë atyre momenteve pikëlluese në atë pjesë të parë kundër Alaves në Camp Nou, Aguero tregon se ndjeu sikur muret e jetës po mbylleshin mbi të.
None found
“Ndjeva sikur po mbytesha, nuk ndjeja dhimbje. Kisha shumë presion në kokë. Mendova se isha i sëmurë fizikisht dhe thash: “Jam shumë keq”.
“Kërceva për një goditje me kokë dhe fillova të kisha marra mendje. Më dukej sikur do më binte të fikët dhe doja të qetësohesha”.
“Doja të thosha diçka dhe fjalët nuk më dolën. E kapa për dore kapitenin e Alaves si për të thënë: Ndalo lojën”.
“Kur u qetësova, ndjeva se zemra ime filloi të rrihte më shpejt. Këtu më kapi sulmi i aritmisë. Një javë më parë më kishte ndodhur në stërvitje, por kishte vetëm 20 sekonda”, ka treguar Aguero.
Aguero mori trajtimin më të mirë për gjendjen e tij të zemrës, por mjekët e këshilluan atë të linte futbollin pas kësaj.
Sulmuesi argjentinas ishte i pandalshëm në Ligën Premier me Manchester Cityn ku shënoi 260 gola, ndërsa te Barça pas pesë paraqitjeve kishte vetëm një gol. /Telegrafi/
Policia ka kryer kontrolle të përforcuara të autobusëve dhe automjeteve të tjera për transport publik në të gjithë vendin.Gjatë aksionit,…
Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për votimin e ndryshimeve të Ligjit…
FIFA ka zyrtarizuar renditjen e re pas ndeshjeve të kombëtareve. Shqipëria ka fituar një pozicion, duke u vendosur në vendin…
Mbrojtësi i Hungarisë dhe Liverpoolit, Milos Kerkez, ka reaguar pas përfshirjes së tij dhe babait të tij në një databazë…
Enti Shtetëror i Statistikave publikoi sot llogaritjen e inflacionit të shtatorit, e cila tregon se inflacioni vjetor në shtator të…
Dy persona i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën lidhur me moszbatimin e aktgjykimit të saj për afatin e zgjedhjes…