sport

Ndizet merkato për Ernest Muçin/ Dy klube angleze hedhin hapin e parë për futbollistin e Kombëtares shqiptare

Paraqitjet e Ernest Muçit me fanellën e Trabzonsporit, po bëjnë bujë jo vetëm në Turqi. Futbollisti i huazuar nga Beshiktashi, duket se ka siguruar transferimin përfundimtar në verë te ky klub falë paraqitjeve që ka dhuruar deri tani. Por, qëndrimi i tij te Trabzonspor nuk është edhe aq i sigurt.

Kjo, pasi klube nga kampionate më të rëndësishme po ndjekin me vëmendje futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Sipas informacioneve nga Turqia, janë dy klube angleze, të cilat kanë shfaqur interesin e tyre për futbollistin ndaj për këtë arsye, do të dërgojnë skautë për ta ndjekur në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionat ndaj Fenerbahçes.

Kjo është një sfidë direkte për renditjen në kampionatin turk ndaj paraqitja e Muçit në një duel të tillë padyshim do të marrë më shumë rëndësi.

Pak kohë më parë, presidenti i Trabzonspor deklaroi se klubi kishte marrë oferta të rëndësishme për lojtarë që kishte në huazim dhe sipas mediave turke, i referohej pikërisht Muçit.

Tags: Ernest Muci

të fundit

Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

4 minutes ago

Gjykata Kushtetuese njofton SPAK dhe avokatët e Veliajt: Brenda 27 shkurtit, të depozitohen parashtrimet tuaja

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar SPAK dhe avokatët e Erjon Veliaj që brenda datës 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre…

26 minutes ago

Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Librazhd, makinat përfundojnë të përmbysura

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nuk raportohet…

46 minutes ago

Avokati i Thaçit i ashpër me Prokurorinë: Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë qenë kalimtarë në Kosovë

Avokati i Shteteve të Bashkuara, Pierre Richard Prosper ka kritikuar ashpër Zyrën e Prokurorit të Specializuar për deklaratat sa i…

1 hour ago

Diplomati amerikan takohet me kreun e SPAK dhe zyrtarë të tjerë të drejtësisë, ambasada: Të angazhuar për të luftuar kriminelët që dëmtojnë vendet tona dhe cenojnë sigurinë kombëtare

Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit…

1 hour ago

Akuzohet për drejtimin e grupit të strukturuar kriminal në Shijak, GJKKO dënon Astrit Avdylin! Ja sa burg do vuajë

Gjykata e Posaçme ka mbyllur sot (11 shkurt) procesin dhe shpalli fajtor Astrit Avdylin, që mbante edhe mbiemrat Balliu dhe…

1 hour ago