Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se të ndalësh Jude Bellingham do të jetë një detyrë shumë e vështirë për ekipin e tij në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Bellingham ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm te Real Madridi që prej se u bë pjesë e tyre për një shifër rekord nga Borussia Dortmundi.
None found
Përkundër faktit se pësoi disa lëndime gjatë këtij sezoni, 20-vjeçari ka shënuar 20 gola dhe ka bërë nëntë asistime deri më tani në të gjitha garat.
“Ndikimi i Jude Bellingham është i jashtëzakonshëm. Është një ekip tjetër në krahasim me atë të sezonit të kaluar. Ndikimi i tij është i dukshëm, dhe ne duhet të gjejmë mënyrën se si ai e bën këtë”, ka thënë Guardiola.
Tekniku spanjoll tutje ka lavdëruar Real Madridin duke i etiketuar ata si ‘Mbretërit e Ligës së Kampionëve’ duke përmendur gjithashtu se janë një ekip mjaft i vështirë për tu përballur.
“Të përballesh me Real Madridin është gjithmonë një mision i vështirë, askush nuk mund ta mohojë. Ata janë një klub fantastik dhe në këtë garë, ata mund të kontrollojnë shumë gjëra me eksperiencën që kanë”, është shprehur ai.
“Njësoj si sezonin e kaluar, do të ketë momente për ne dhe momente për ata. Sa më shumë që të mund të mbajmë momentet tona, më afër do të jemi. Ne do të mundohemi të bëjmë një paraqitje të mirë në Madrid dhe pastaj këtu me njerëzit tanë”, përfundoi ai.
Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej…
Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se Federata Shqiptare provoi ta merrte mbrojtësin Dion Gallapeni…
Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…
Një 18-vjeçar suedez është arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se është autor i vrasjes së kirurgut plastik Alexander Aslani, 57…
Dashi Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor…
Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si…