sport

“Ndihem mirë, problemi i vetëm është në aeroport”

Christian Eriksen u prezantua këtë të premte si lojtar i Brentfordit. Në bisedë me gazetarët, mesfushori 29-vjeçar ka diskutuar për objektivat që ka për rikthimin e tij në fushë pas kolapsit në ndeshjen e Euro-2020 mes Danimarkës dhe Finlandës.

“Para së gjithash, unë jam këtu për të ndihmuar klubin të qëndrojë në Premier League. Pastaj jam këtu sepse dua të jem në gjendje të marr pjesë në Kupën e Botës 2022. Një nga bisedat e para që bëra me kardiologun tim ishte për këtë dhe mendoj se është e mundur. Kanë mbetur edhe shumë muaj përpara dhe unë do të bëj gjithçka që mundem”.

“Ndihem normal. Problemi i vetëm është në aeroport, me sigurinë. Shpresoj që me kalimin e kohës njerëzit të fillojnë të flasin më shumë për futbollin tim dhe më pak për atë lojtar që u rrëzua verën e kaluar”, përfundoi ai. /albeu.com/

të fundit

“SHBA nuk flet më me formula, por me gjuhë të prerë”, Boçi për raportin e DASH: Kutia e Pandorës është hapur! “Paradat” në Bruksel nuk gënjejnë askënd

Deputeti I Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me raportim e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi…

23 minutes ago

Albin Kurti: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë gjatë një bashkëbisedimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikë – ku po qëndron…

43 minutes ago

FOTO/ Selena Gomez dhe Benny Blanco i japin fund beqarisë, çifti kurorëzon dashurinë me një dasmë private në Santa Barbara

Selena Gomez dhe producenti muzikor Benny Blanco janë tashmë burrë e grua! Çifti i njohur i showbiz-it kurorëzoi dashurinë e…

1 hour ago

Protesta në Greqi në mbështetje të babait shqiptar të viktimës së Tempe

Demonstrata do të mbahen të dielën në gjithë Greqinë në mbështetje të Panos Ruci, babait të viktimës së Tempe, i…

1 hour ago

BBVK4 shtyhet për shkak të zgjedhjeve, ja kur nis spektakli

Përgatitjet për sezonin e katërt të Big Brother VIP Kosova kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sipas burimeve pranë produksionit, spektakli…

2 hours ago

Denoncimi i të riut nga Pogradeci: Më kërcënoi të paguaja 800 euro kur po udhëtoja nga Greqia për në Shqipëri

Një 32-vjeçar, është shpallur në kërkim, ndërsa miku i tij u mor nën akuzë, pasi akuzohen se kanë kërcënuar për…

2 hours ago