Në 12 ndeshjet me më së shumti gola në kampionate evropiane kanë qenë të përfshira Franca, Spanja, Anglia, Gjermania dhe Portugalia.
Më së shumti gola janë shënuar në gjysmëfinalen e Euro 1960.
Ishin takuar Franca e Jugosllavia, ndërsa fitore me 5:4 kishte shënuar Jugosllavia. Kjo ishte ndeshja e hapëse e turneut inaugurues.
Ndërkohë shifra prej tetë golave është shënuar të hënën për herë të parë. Spanja fitoi 5:3 ndaj Kroacisë, pas vazhdimeve.
Nga shtatë gola janë shënuar tri herë, njofton UEFA.
Bëhet fjalë për ndeshjen e fazës grupore të Euro 2000 mes Jugosllavisë dhe Spanjës që fitoi 4:3.
Në çerekfinale të Evropianit të njëjtë, Holanda turpëroi Jugosllavinë duke e mposhtur 6:1. 5:2 ka fituar Franca ndaj Islandës, në çerekfinale të Euro 2016.
Nga gjashtë gola në ndeshje janë shënuar shtatë herë deri më tani.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës…
Sinan Idrizi, president i klubit Flamurtari dhe aksioneri i Air Albania, ka reaguar për dhunën qe u ushtoi ditën e…
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës,…
Diella e cila u emërua nga Kryeministri si ministre e ngarkuar me prokurimin publik në prezantimin e qeverisë "Rama 4"…
Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Papër. Mësohet se një automjet tip Benz e ka përfunduar…