Superiorja do luajë javën e ardhshme ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik. Kampionati shqiptar do pësojë ndryshime nga sa kemi parë javët e fundit, pasi do luhet në tri ditë.
Kështu siparin do e çelin dy ndeshje në 17:00. Teuta dhe Dinamo City në “Niko Dovana”, bashkë me Vllaznia – Skënderbeu në “Loro Boriçi”. Të dyja këto ndeshje do zhvillohen të premten, më 22 dhjetor. Një ditë më vonë, Laçi do presë Kukësin në stadiumin e Laçit. Sfidë kjo që do nisë në 13:30.
E diela është e rezervuar për supersfidën Egnatia – Tirana, që fillon në orën 13:30. Partizani dhe Erzeni do mbyllin në orën 17:00 ndeshjen e fundit për javën e 18. Në “Arenën e Demave” mbyllet dhe viti 2023 për futbollin shqiptar.
E premte:
Teuta – Dinamo, ora 17:00
Vllaznia – Skënderbeu, ora 17:00
E shtunë:
Laçi – Kukësi, ora 13:30
E diel:
Egnatia – Tirana, ora 13:30
Partizani – Erzeni, ora 17:00
/Newsport.al/
Gazmend Bardhi reagoi edhe një herë ndaj mbetjes në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut, duke theksuar se Shqipëria është…
Hyrja e bujshme e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” konsiderohet si karta më e fortë që Top…
Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të kësaj fundjave. Sipas të dhënave të motit, e shtuna…
Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes me Top Channel, duket se nuk…
Nëpërmjet një njoftimi për mediet skuadra e Barcelonës ka njoftuar largimin nga projekti i Superligës Europiane. Pa dhënë detaje rreth…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në çdo takim me zyrtarët amerikanë janë klanet e drogës dhe lidhjet…