Franca ka arritur të mposhtë Belgjikën me rezultatin 2-3 duke siguruar finalen e Nations e League ku do të përballet me Spanjën.
Protaganist kryesor në fundin e ndeshjes ishte edhe sistemi VAR i cili anuloi një gol për Belgjikën duke e cilësuar të parregullt, ndërsa “gjelat” do të shënonin pak minuta më vonë golin e përmbysjes.
Ndeshja nisi me raste për të dyja skuadrat, por Belgjika ia doli të shënonte dy herë në fundin e 45 minutave të para me Carrascon dhe Lukakun duke “shashtisur” francezët.
Pushimi shërbeu që Deschamps t’i bënte një dush të ftohtë të tijve që futen në pjesën e dytë me një marsh tjetër edhe për faktin se nuk kishin çfarë të humbisnin.
Bëlgët menduan se e fituan këtë gjysmëfinale deri në momentin që Benzema do të jepte sinjalin e parë në minutën e 62 duke ngushtuar rezultatin dhe Mbappe do të barazonte gjithçka në minutën e 69 duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e panelltisë.
Pas barazimit belgët “zgjohen”, teksa minutat e fundit do rezervonin edhe emocionet më të mëdha.
Lukaku dërgon topin në rrjetë në minutën e 87’ duke ngritur stadiumin në këmbë, por VAR e anullon dhe vetëm 3 minuta më vonë, Theo Hernandez do shënonte golin që do t’i jepte Francës një biletë për në finalen e Nations League ku e pret Spanja./albeu.com
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios Itali, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga…
Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor, thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë…
Kushdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet Kanalit të La Manshit, apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale mund të…
Sot, më 3 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.3 lekë. Euro, blihet me 96.2…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot ndiheni të mbështetur nga partneri, ndërsa beqarët mund…