sport

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Fluturojnë çmimet e biletave në tregun e zi

Në sektorë të ndryshëm të “Arenës Kombëtare”, duke nisur nga pas porte e deri në tribunën VIP, biletat variojnë nga 180 euro deri në 1500 euro.

Kombëtarja shqiptare e futbollit, luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Për përballjen kundër serbëve, që për disa është më shumë se një ndeshje futbolli, kërkesat për bileta kanë kapërcyer numrin e 200 mijëve, por çmimet në tregun e zi apo në faqet online që përdoren nga mbajtësit për rishitje, çmimet janë vërtet ‘të kripura’.

Nëse bëjmë një kontroll të thjeshtë në “viagogo.com”, do të shohim se një numër i madh biletash kanë dalë në shitje në këtë platformë, nga ata që me gjasë kanë siguruar një të tillë, pasi nëse biletat nuk janë të sakta, platforma mbron blerësit.

Përtej faktit që biletat janë të afishuara për rishitje, bie edhe argumenti i FSHF-së për biletat e personalizuara dhe secila me emër.

Në sektorë të ndryshëm të stadiumit, duke nisur nga pas porte e deri në tribunën VIP, biletat variojnë nga 180 euro deri në 1500 euro. Në sektorin W104 të tribunës VIP të “Arenës Kombëtare”, ende janë në shitje dy bileta me çmimin 1500 euro për secilën.

 

 

ÇUDIA’ E FSHF-së ME BILETAT

Ndryshe nga herët e tjera, FSHF për ndeshjen kundër Serbisë si fillim hapi procesin e aplikimit për bileta dhe më pas do kishte “një përzgjedhje rastësore automatike”.

Kjo mënyrë duket se ka sjellë kaos për biletat dhe Federata e ka shtyrë me dy ditë procesin e shortit elektronik (mbyllen sot, 4 qershor).

Kujtojmë se organi i futbollit, konfirmoi se për sfidën kundër Serbisë e cila luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, ishin më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta, ndërsa stadiumi ka 22 mijë ulëse në total.

të fundit

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë me një projekt modern që do të transformojë…

30 minutes ago

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

Një mekanik 68-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë punimeve në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të…

51 minutes ago

”Po cënohet siguria kombëtare”, Balliu: ‘KAYO’ me kapital qesharak, i rrezikshëm për shkak të mungesës së garancive të sigurisë

Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu, në një deklaratë nga selia blu, ka dencuar atë që po ndodh me…

1 hour ago

PAMJET nga aksidenti në Gjermani: Shoferi i autobusit e pa me vonesë kamionin, 30 kosovarë u pl*gosën

Në një aksident autobusi në Irschenberg të Gjermanisë u plagosën 30 persona. Autostrada A8 u detyrua të mbyllet. Në orën…

2 hours ago

Itali/ Sot autopsia e Elton Banit! Shqiptari vdiq pasi u godit 3 herë me taser! Ministri mbron 2 karabinierët

Do të kryhet sot autopsia për Elton Banin, muratorin shqiptar 41-vjeçar që humbi jetën të dielën, 17 gusht, në Genova,…

3 hours ago

VIDEO/ “U bënë njerëzit si bagëti” – Vr*sja për kanalin e ujit në Divjakë, flasin fqinjët: Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Divjakës. Mësohet se si pasojë e një konflikti,…

3 hours ago