Sonte në mbrëmje, Shqipëria bëhet gati për ndeshjen e radhës kundër Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë luajnë një ndeshje vendimtare sot në Riga, me fitoren të vetmen alternativë, nëse duhet që të mbajmë gjallë shpresat për një vend në Botëror.
Pritet që trajneri Silvinjo të bëjë disa ndryshime në formacion, krahasuar me ndeshjen e fundit kundër Serbisë.
Është e sigurt mungesa e kapitenit Berat Gjimshiti, që për shkak kartonave nuk do të luajë kundër Letonisë.
U mësua se në vend të tij në qendër të mbrojtjes do të luajë Ismajli. Mitaj, Ajeti dhe Hysaj do të plotësojnë prapavijën, ndërsa Strakosha pritet që të luajë si titullar në portë.
Ndryshime pritet të ketë edhe në repartet e tjera. Në mesfushë rikthehet Ramadani, ndërsa në krah të tij do të jenë Asllani dhe Laçi. Ndërsa Broja, Asani dhe Daku, pritet që të formojnë repartin e sulmit.
Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në grupin K, Shqipëria qëndron në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve, pas kryesuesve të Anglisë, që kanë koleksionuar 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura.
Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jete, kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas…
Kërkimet vazhdojnë intensivisht për biznesmenin 43-vjeçar turk Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur që nga nata e së shtunës,…
Sot, më 8 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Këtë të premte vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa…
Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me…
Ministrja britanike për çështjet e të pastrehëve, Rushanara Ali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, ka konfirmuar sot Downing…