Spanja do të përballet me Zvicrën në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.
Zvicra e eliminoi Francën, e cila llogaritej si favorite kryesore për ta fituar Kampionatin dhe Koke u ndal të flasë për këtë gjë.
“Ky Kampionat Evropian është i çmendur, nuk është e lehtë të fitosh ndeshje sot, nuk ka rivalë të vegjël pasi të gjithë mund të fitojnë ndaj teje”, tha ai.
“Kjo u pa në ndeshjen Francë – Zvicër, ata menduan që ndeshja përfundoi dhe në fund pësuan, kjo mund të na ndodhë edhe neve”, shtoi ai.
“Nuk është e lehtë të mundësh një kundërshtar dhe duhet të jesh i përqendruar për 90 minuta për të fituar. Çdo detaj ka vlerë të madhe në ‘Euro 2020′”, tha Koke.
“Tani kemi çerekfinalen ndaj Zvicrës, një ndeshje tejet e rëndësishme dhe jemi shumë të vendosur që të bëjmë paraqitje të mirë”, përfundoi Koke./
Ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës, Aldo Bare vijon betejën e tij për të kërkuar ulje të dënimit për sjellje…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se ditën e mërkurë, 17 shtator 2025, do të hapë garën për…
Ditën e sotme, nisi seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”. Vetëm Jamarbër Malltezi ishte prezent nga të pandehurit, të…
Në orët e fundit, lajmi për vdekjen e supozuar të Erik Abidal, ka qarkulluar në mediat sociale. Sipas thashethemeve të…
Mijëra njerëz që kishin mbushur Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për koncertin “Grace for the World” u bënë dëshmitarë…
Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Muskut ka pasur një ndërprerje të shkurtër të hënën në mëngjes, duke ndikuar…