Në prag të ndeshjes në Ligën e Kampionëve ku Interi do të presë në San Siro Shakhtar Donetsk, trajneri i “zikaltërve” ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.
Ndeshje vendimtare për skuadrën nga Milano i cila momentalisht pozicionohet në vendin e dytë në renditjen e grupit D me 7 pikë, me Realin i cili kryeson me 9.
None found
Pjesë nga konferenca:
Të dielën patëm një ndeshje fantastike ndaj Napolit, djemtë treguan shumë karakter. Nesër gjithçka është në duart tona. Ne përballemi me një ekip që luan mirë futboll me një trajner të mirë, i cili na vuri në vështirësi në ndeshjen e parë. Duhet të përgatitemi mirë për këtë ndeshje.
A krijon një pamje të situatës së dëmtuar?
Të dielën kemi shpenzuar shumë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Do të më duhet të bëj disa vlerësime duke shpresuar që edhe Lautaro të jetë rikuperuar. Nuk do të kem De Vrij dhe Sanchez.
Pas 10 vitesh, Interi mund të shkojë në raundin e dytë. Presion apo stimul dhe shtytje edhe për kampionatin?
E nesërmja është shumë e rëndësishme, kualifikimi është një nga objektivat tona: të rikthejmë Interin në raundin e dytë. Por ka ende shumë për të bërë, nesër është një ndeshje vendimtare për ne. Kemi një kundërshtar me shumë cilësi që mund të të vënë gjithmonë në telashe. r.t/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…