Categories: sport

Ndeshja me Kroacinë, Enrique: Kam besim te futbollistët e mi

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Spanjës do të ballafaqohen sot nga ora 18:00.

Trajneri i Spanjës Luis Enrique ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Kroacisë:

“Unë jam aq i kënaqur me skuadrën time dhe me secilin nga lojtarët e mi që, sinqerisht, secili prej tyre mund të startojë sot kundër Kroacisë”, tha ai.

“Për një ekip si ne, qendra e fushës është shumë e rëndësishme. Pa bërë gjërat tona në mesfushë ne nuk jemi vetvetja, kjo gjë vlen edhe për Kroacinë. Do të jetë një betejë për kontroll sot”, shtoi ai.

“Skuadra ime ka pasur qëndrim identik që nga ndeshja në Suedi dhe golat që shënuam kundër Sllovakisë nuk ndryshojnë asgjë. E vetmja gjë që do të thosha është përfundimi i grupit me një rezultat të fuqishëm, është i mirë sepse shton besimin”, vazhdoi ai.

“Kroacia është një ekip që ne e njohim mirë, futbollistët e tyre luajnë së bashku për një kohë të gjatë, ne të gjithë e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Besimi im në Spanjën është i njëjtë si para turneut, mendoj se merituam ta fitojmë grupin, për sa i përket motivimit dhe moralit ne jemi në formën më të mirë të mundshme”, përfundoi Luis Enrique.

Fituesi i ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër Francë-Zvicër.

të fundit

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

15 minutes ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

44 minutes ago

Makinat e braktisura në rrugën e Tiranës do konfiskohen, shefja e Policisë Bashkiake: Keni 30 ditë kohë, përndryshe humbisni pronësinë

Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për të konfiskuar makinat e braktisura në rrugët e kryeqytetit. Përmes një…

1 hour ago

Trump u kërkon shteteve të NATO-s të mos blejnë naftë ruse: Kjo do ndikojë në dhënien fund të luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse,…

1 hour ago

Jo vetëm Luana Vjollca, Jasir Asani “shkund xhepat” për të dashurën: Je bota ime

Sulmuesit të Kombëtares Jasir Asani i është rikthyer buzëqeshja kohët e fundit. Jo vetëm për faktin që ka firmosur një…

2 hours ago

Mbledhja e UEFA-s në Tiranë/ Ceferin falënderon Dukën: Organizim perfekt i FSHF-së

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas…

2 hours ago