Një skenë madhështore që shkruan historinë! Mitiku ‘Estadio Azteca’ i Mexico City ndizet përpara 80 mijë spektatorëve, duke u bërë i pari stadium në botë që pret tre edicione të ndryshme të Kupës së Botës. Festa filloi me një ceremoni madhështore: nga energjia e kulturës antike Azteke, te rroku.
Në fushë, historia u rikthye 16 vite pas hapjes së Botërorit 2010 mes këtyre dy ekipeve, por këtë herë nuk pati ekuilibër! Vetëm 9 minuta lojë dhe stadiumi gjëmon. Sulmuesi Julián Quiñones shfrytëzon një gafë trashanike të mbrojtjes afrikano-jugore dhe shënon golin e parë të Kupës së Botës 2026, duke e bërë veten të pavdekshëm në historinë e këtij edicioni.
None found
Pjesa e dytë nisi me një skenar katastrofik për “Bafana Bafana”. Në minutën e 49-të, mbrojtësi i fundit Sphephelo Sithole ndalon me një ndërhyrje mjaft të rrezikshme Brian Gutiérrez që po shkonte drejt golit. Gjyqtari nuk ka asnjë dyshim: karton i kuq i drejtpërdrejtë! Afrika e Jugut mbetet me 10 lojtarë.
Me avantazhin numerik, Meksika rrit presionin dhe në minutën e 67-të vjen goditja e nokautit. Kapiteni 35-vjeçar Raúl Jiménez, në Botërorin e tij të katërt, përjeton një moment tejet emocional duke vulosur shifrat në 2 me 0 dhe duke çuar peshë tërë kombin meksikan.
Makthi i Afrikës së Jugut u thellua në minutën e 84-të, kur edhe Zwane ndëshkohet me të kuqe, duke krijuar një rekord dramatik negativ prej dy përjashtimesh në ndeshjen hapëse.
Statistikat flasin vetë, me Meksikën që dominoi topin dhe rastet. Një goditje e rëndë për ekipin afrikan që humbet dy shtylla kryesore për ndeshjet e radhës, ndërsa Meksika merr 3 pikët e para.
Goli i Kuinones: (VIDEO)
Kartoni i kuq për Sithole tek Afrika e Jugut: (VIDEO)
Goli i Himenez: (VIDEO)
Kartoni i kuq për Suane tek Afrika e Jugut: (VIDEO)
Karton i kuq për Montes te Meksika: (VIDEO)
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të…
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës. Ajo ka…
Zinedine Zidane ka lavdëruar mesfushorin e Chelseat, Romeo Lavia, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjen e Ligës së Kombeve…
Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku komentoi pak edhe…
Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën? — Klan Kosova [...]Read More...
Kombëtarja shqiptare e vajzaveKombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë më 9 tetor sfidën e parë historike ndaj Uellsit, në…