sport

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi, policia “blindon” kryeqytetin më 7 qershor, RENEA dhe anti-terrori në terren

Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës.

Kjo përballje nuk është si çdo tjetër, përtej rëndësisë sportive, ajo ka një peshë të veçantë për shqiptarët, ndaj edhe masat e sigurisë janë të mëdha.

Mbi 1500 forca policie do të angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja e dy përfaqësueseve, me vëmendje të veçantë për skuadrën serbe, deri në largimin e tyre nga territori shqiptar.

Në terren do të jenë të pranishëm edhe forcat speciale të anti-terrorizmit, si dhe mund të përfshihet RENEA në rast nevoje.

SHISH ka nisur prej kohësh monitorimin e rreziqeve të mundshme, ndërsa brenda stadiumit, përveç sigurisë së ofruar nga kompania private e kontraktuar nga FSHF, do të përdoren edhe kamera të teknologjisë së lartë për identifikimin me fytyrë të tifozëve që mund të shfaqin sjellje të pahijshme.

të fundit

“Nuk i lëviz asaj që thashë në konferencë”, Berisha reagon pas deklaratës së Salianjit: Qëndrimi absolut i PD, vija e kuqe është bashkëpunimi me bandat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të nis revoltat dhe se ka një gatishmëri dhe…

8 minutes ago

ZYRTARE/ Përleshje fizike në stërvitje, klubi i Flamurtarit, përjashton përfundimisht kapitenin

Përpos formës së dobët dhe mungesës së rezultateve në Superiore, te ekipi i Flamurtarit ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë.…

44 minutes ago

Benita për Elijonën: Po viktimizohet me tragjedinë e familjes

Benita Zena ka folur edhe një herë për Elijona Binakajn, me të cilën nuk ka raporte të mira që nga…

1 hour ago

Santiana Maloku: Mosmirënjohja s’është mungesë kujtese, por mungesë zemre

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, e njohur për aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjetet sociale,…

1 hour ago

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, kamionçina përplas gruan e moshuar/ Shoferi shoqërohet në komisariat

Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor…

1 hour ago

“Ka marrë një plumb në dorë”, kush është 50-vjeçari që u plagos në Mamurras! Policia del me njoftim zyrtar

Policia e Kurbinit ka reaguar zyrtarisht në lidje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure…

2 hours ago