Categories: sport

Ndeshja e sezonit me Atalantën, Pioli: Një finale, kemi punuar shumë në aspektin psikologjik

Pas gjysmës së parë të sezonit të zhvilluar në mënyrë perfekte dhe pjesës tjetër me shumë hapa fals, Milani do të luajë të dielën në mbrëmje finalen e vërtetë të sezonit, atë ndaj Atalantës në Bergamo.

Kuqezinjtë pozicionohen momentalisht në vendin e katërt të renditjes, që do të thotë një biletë për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ndaj në ndeshjen ndaj zikaltërve duhet të marrin tre pikët, për të mos rrezikuar të parakalohen nga Juventusi.

Të lidhura

None found

Trajneri Stefano Pioli doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku u shpreh se beson te arritja e një vendi në zonën Champions dhe pranoi se i është dashur të punojë shumë në aspektin psikologjik të skuadrës.

“Kemi kaq kohë që vlerësojmë rëndësinë e ndeshjes së radhës, por kjo ndaj Atalantës është finalja e vërtetë. Kemi bërë një sezon perfekt dhe jemi gati për sforcon e fundit, që besoj se do të shpërblejë mundin dhe djersën tonë. Ka qenë një javë e vështirë për t’u menaxhuar, pasi deri të mërkurën vuajtëm zhgënjimin e barazimit me Cagliarin, ndaj na është dashur të punojmë shumë në aspektin psikologjik”, u shpreh Pioli.

Kampionati për Atalantën ka përfunduar, megjithatë trajneri i Milanit pranon se nuk pret dhurata, teksa zbuloi se Rebiç është në dyshim për sfidën e nesërme, për shkak të një problemi fizik.

“Pres të shoh Atalantën e zakonshme, që luan me intensitet të lartë dhe kërkon të fitojë. Kanë një lojë të kolauduar dhe ne u jemi afruar shumë këtë sezon, por fusha do të tregojë më shumë. Të gjithë janë në formë të mirë, me përjashtim të Rebiç, që me shumë gjasa nuk do t’ia dalë, megjithatë në Bergamo do të udhëtojmë të gjithë, edhe Ibra”, tha trajneri i kuqezinjve.

të fundit

Tetë persona u izoluan dy vjet nën një kube xhami, por oksigjeni filloi të humbiste: Zbulimi që i la shkencëtarët pa fjalë

Gjithçka duhej të funksiononte si një planet në miniaturë, pa ndihmë nga jashtë. Por kur pjesëmarrësit filluan të kishin vështirësi…

1 second ago

Berisha për paralajmërimin e SHBA-së: S’ka kërcënim konkret ndaj Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar një paralajmërim për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve…

9 seconds ago

Deklarata e pazakontë e Trump: “Jam i bekuar gjenetikisht” dhe reagimi i Vance e Rubios nën vëzhgimin e kamerave

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pasi deklaroi se është…

5 minutes ago

Greva në Belgjikë/ Anulohen shumica e fluturimeve në Aeroportin e Brukselit të hënën, preket edhe transporti publik

Shumica e fluturimeve të planifikuara në Aeroportin e Brukselit pritet të anulohen ditën e hënë, për shkak të një greve…

6 minutes ago

Inteligjenca artificiale nxjerr në pah një cenueshmëri kritike në një program të përhapur gjerësisht në internet

Nëse sot kontrolluat gjendjen e llogarisë bankare, rezervuat një fluturim apo porositët ushqime online, ka shumë gjasa që kërkesa juaj…

10 minutes ago

Arsenali rikuperon disavantazhin e dyfishtë, por nuk ia del të fitojë ndaj Newcastles

Arsenali është ndalur me barazim 2-2 në udhëtim te Newcastle United, në kuadër të javës së 11-të të Ligës Premier,…

12 minutes ago