Partizani dhe Teuta luajnë nesër në orën 17:00 te stadiumi “Arena e Demave”. Orges Shehi do ketë dhe debutimin e tij në një ndeshje zyrtare, ndërsa e para për vitin 2024 pritet nga tifozët e kuq në shtëpinë e tyre.
Për këtë grupimi “Ultras Guerrils” ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale. Ata ftojnë tifozët që të bashkohen masivisht në mbështetje të Partizanit. Kujtojmë se kampionët në fuqi fituan vjet titullin kampion dhe Superkupën, ndërsa arritën deri në fazën “play-off” të Conference League.
Postimi i “Ultras Guerrils”:
“Nesër ora 17:00, Partizani – Teuta. Ndeshja e parë e vitit e cila i paraprin shumë të tjerave në kërkim të përsëritjes dhe tejkalimit të sukseseve të vitit të shkuar. Ftojmë të gjithë tifozët e kuq të bashkohen fuqishëm dhe masivisht organizimeve dhe së bashku të krijojmë atmosferën e duhur në mbështetje të ekipit legjendë të futbollit shqiptar. Ecim”, shkruan grupimi Ultras Guerrils.
Në vitin 2025, rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që…
Sot, 3 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.3 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në fushën e dashurisë, dita e sotme sjell ngrohtësi dhe mundësi…
Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit…
Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar idenë e një forumi intelektualësh për të bashkuar partitë e opozitës, u shpreh në emisionin…