sport

Ndërron jetë në moshë të re bashkëshortja e futbollistit kosovar Alban Shillova

Alban Shillova ka marrë një lajm të rëndë në mëngjesin e ditës së hënë të 15 janarit.

Futbollisti i njohur kosovar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij Kaltrina ka ndërruar jetë në moshë të re.

Të lidhura

None found

31-vjeçari është anëtar i skuadrës elitare FC Feronikeli ’74, derisa ka qenë vet ai që ka njoftuar për vdekjen e bashkëshortes dhe vendin dhe orën se ku do të varroset ajo.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, ka shkruar Shillova.

Kaltrina ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë në kohët e fundit.

E ndjera pas vetës ka lënë një vajzë të vogël.

Shillova është një nga sulmuesit më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, derisa ai ka bërë karrierë në shumë klube deri më tani si Prishtina, Drita, Llapi, Drenica, Malisheva Fushë Kosova, Trepça, Liria e Vllaznia e Pozhoranit./Telegrafi/

të fundit

Cakolli: The election of President Justina Shiroka Pula was in line with the constitutional order

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se beson se procedura e zgjedhjes së presidentes së re…

5 minutes ago

US expected to bring new charges against Maduro and his wife over torture of Americans in Venezuela

Prokurorët në Nju Jork pritet të ngrenë akuza të reja ndaj ish-presidentit venezuelian, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia…

6 minutes ago

SHBA pritet të ngrejë akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturimin e amerikanëve në Venezuelë

Prokurorët në Nju Jork pritet të ngrenë akuza të reja ndaj ish-presidentit venezuelian, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia…

15 minutes ago

Cakolli: Zgjedhja e presidentes Justina Shiroka Pula ishte në përputhje me rendin kushtetues

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se beson se procedura e zgjedhjes së presidentes së re…

15 minutes ago

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

6 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

6 hours ago