Takimi mes Besëlidhjes dhe Korabit, i vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë së Parë, u ndërpre për disa momente.
Ngjarja ndodhi në minutën e 44-të, kur Lorenc Trashi u rrëzua pa ndjenja në fushë. Situata shkaktoi shqetësim të madh, pasi mbrojtësi nuk ishte përplasur me asnjë lojtar tjetër.
None found
Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë ish-mbrojtësit të Partizanit. Pak më vonë, në fushë hyri edhe ambulanca, ndërsa Trashi u transportua në spitalin e Lezhës.
Pamjet janë marrë nga “Top Channel”.
Një fushatë bamirësie e hapur në Angli për të ndihmuar 17-vjeçarin Erind Goçlari dhe familjen e tij ka mbledhur mbi…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me…
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sot seancën parlamentare akuzoi se ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është dëshmi…
Një problem sigurie i Claude Code, asistenti i programimit të inteligjencës artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që mbi 100…
Me 67 vota "për", 15 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi sot pasdite rishikimin e dytë të buxhetit për vitin…
NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 dollarësh…