sport

VIDEO / Thirrje raciste nga tifozët rumunë: Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë

(E plotësuar, 22:59) Ndeshja Rumani – Kosovë nuk është mbyllur nga gjyqtari të premten në Bukuresht.

Ndeshja është ndërprerë në çastet e fundit dhe nuk dihet kur pritet të rifillojë. Kjo ka ndodhur pas një incidenti, të cilit i kanë paraprirë një kacafytje e Rrahmanit me Alibec dhe një thirrje e tifozëve rumunë “Serbia,Serbia”.

Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse, duke krijuar më shumë raste se Rumania, por ku gola nuk ka pasur.

Skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka dominuar momente, por konkretizimi ka munguar.

Në minutën e gjashtëmbëdhjetë,Jashari ka testuar portierin rumun me një goditje të fuqishme, por ky i fundit e ndali topin.

Rasti më i mirë i pjesës së parë erdhi në minutën e 29-të, kur Edon Zhegrova provoi të shënojë nga afër, por u bllokua nga mbrojtja rumune. Topi i kthyer përfundoi te Vedat Muriqi, i cili goditi me forcë, por sërish portieri vendas ishte i pakalueshëm. Rumania pati një shans të artë në minutën e 40-të, kur Nicolae Stanciu goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi të kërkonte golin. Në minutën e 79-të, Mërgim Vojvoda gjuajti fuqishëm, por portieri Florin Niță bëri një pritje vendimtare. Pesë minuta më vonë, Ylldren Ibrahimaj provoi nga distanca, por goditja përfundoi mbi portë.

Drama arriti kulmin në minutat e fundit, kur një mosmarrëveshje mes Amir Rrahmanit dhe Alibec për pak eskaloi në përplasje fizike. Pastaj tifozet rumune kane thirrur “Serbia, Serbia”. Incidenti shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe futbollistet e Kosoves kane lene fushen.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Qipro mposhti Lituaninë me rezultat 2-1, duke rihapur garën për vendin e tretë.

Pas ndeshjeve të sontme, Grupi 2 kryesohet nga Rumania me 13 pikë, e ndjekur nga Kosova me 10 pikë. Qipro është në vendin e tretë me 6 pikë, ndërsa Lituania mbetet pa pikë në fund të tabelës. Kosova tashmë synon fitore në ndeshjet e ardhshme për të ruajtur shanset e saj për ngjitje në Ligën B.

(E plotësuar, 21:35 ) Kosova dominon në Bukuresht po nuk shënon

Kosova e ka dominuar Rumaninë në pjesën e parë të ndeshjes në Bukuresht.

Minuta e gjashtëmbëdhjetë ka sjellë një moment të mirë për Kosovën, kur Jashari ka bërë një goditje të fortë, por që portieri rumun e ka ndalur.

Në minutën e njëzet e nëntë, Kosova ka qenë shumë pranë golit me një ku protagonistë kanë qenë Zhegrova dhe Muriqi. Fillimisht Zhegrova e ka provuar nga afër, por goditja e tij është bllokuar nga një mbrojtës rumun. Më pas, topin e kthyer e ka goditur Muriqi, por edhe përpjekja e tij është ndalur nga portieri vendas.

Nga ana tjetër, Rumania rastin më të mirë e ka pasur minutën e dyzetë, kur Stanciu e ka goditur shtyllën, duke e lënë ndeshjen të hapur për pjesën e dytë.

Nis ndeshja Rumani – Kosovë

(E plotësuar, 20:45 )Ka nisur ndeshja Rumani – Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e parë në Prishtinë, Rumania kishte fituar me rezultat 3-0. Aktualisht, Grupi 2 në Ligën C kryesohet nga Rumania me dymbëdhjetë pikë, ndërsa Kosova ndjek me nëntë pikë, pasuar nga Qipro me tri pikë dhe Lituania pa pikë.

Tags: kosoverumani

të fundit

Papa Leoni i XIV: Dënimi me vdekje cenon dinjitetin dhe paprekshmërinë e jetës njerëzore

Papa Leoni i XIV ka kundërshtuar publikisht dënimin me vdekje, duke e cilësuar atë si një praktikë që cenon dinjitetin…

20 minutes ago

Trump dhe Putin diskutojnë uljen e tensioneve, ndërsa në Miami shqyrtohen rrugët për paqe në Ukrainë

Lufta në Ukrainë zuri pjesën më të madhe të telefonatës së të premtes mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, sipas…

21 minutes ago

Arne Slot rikthehet në futboll me një rol të ri te UEFA

Arne Slot ka gjetur një rol të ri në futboll, katër muaj pasi u shkarkua nga Liverpooli. Trajneri holandez do…

21 minutes ago

Filipçe: The sacrifice of our predecessors was to build the state, not to leave it behind

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Prilep, me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore dhe luftës antifashiste, deklaroi se brezi…

24 minutes ago

Five prosecutors vie to lead the Organized Crime Prosecutor’s Office after Islam Abazi

Pesë prokurorë publikë kanë kandiduar për postin drejtues në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,…

24 minutes ago

Hyseni: Detention of Nagavci and MPs at the Serbian border was a politically significant and unjustifiable incident

Arbërie Nagavci, bashkë me deputetet Fatmire Kollçaku e Liza Gashi dhe këshilltarin politik Ragmi Mustafi, u ndaluan nga policia serbe…

25 minutes ago