Për javë të tëra, tifozët në Gjermani kanë protestuar në ndeshjet e futbollit kundër planeve të Shoqatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe Ligës Gjermane të Futbollit (DFL) për të lejuar investitorët të hyjnë në Bundesligë.
Plani ishte të mundësonte hyrjen e investitorëve të rinj në ligë për të gjeneruar të ardhura shtesë përmes lidhjes së një partneriteti strategjik me investitorë të jashtëm në fushën e marketingut.
None found
Drejtuesit e futbollit gjerman kërkuan ndryshimin e statutit në këtë mënyrë, u fol edhe për privatizimin e klubeve, por kjo ide hasi në rezistencë të ashpër të tifozëve.
Që nga fillimi i gjysmës së dytë të sezonit, tifozët kanë shkaktuar ndërprerje pothuajse në çdo ndeshje duke hedhur në fushë topa tenisi, çokollate në formë monedhe dhe objekte të ndryshme, dhe disa kanë përdorur makina me telekomandë për të dërguar bomba tymi në fushë.
Në këtë mënyrë u ndërprenë dhjetëra ndeshje dhe sot u konfirmua se drejtuesit e Ligës Gjermane të Futbollit (DFL) hoqën dorë nga ideja që donin të mundësonin privatizimin.
Kështu tifozët arritën të fitojnë një fitore të madhe dhe tani po festojnë që i shpëtuan klubet e tyre nga privatizimi. /Telegrafi/
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…