sport

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shkodran Ramazan Rragmi

Eshët ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragmi.

Rragami vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën.

Albeu.com mëson se Rragami vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën.

Krahas Vllaznisë, Rragami ka qenë prej vitesh edhe futbollist i skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë.

Rragami ka një jetë të mbushur me suksese në futboll, ndërsa do të mbahet mend edhe si lojtari që detyriu UEFA-n që të vendosë një rregull të ri për gjuajten e penalltive: “Një futbollist nuk mund të gjuajë më shumë se një goditje”.

Çfarë ndodhi?

Plot 46 vite më parë luhej finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Besa, më saktë ndeshja e kthimit, pasi bëhej me dy takime.

Fundi i kësaj finaleje mbart në vetvete edhe një ndryshim rrënjësor në futbollin evropian që doli pikërisht nga ky takim. Takimi i parë në Kavajë kishte përfunduar 2-0 për vendësit dhe po aq përfundoi edhe ndeshja e kthimit në Shkodër. Vendësit arritën të kthenin gjithçka falë dy penalltive të kthyera në gol nga Ramazan Rragami.

Kështu, takimi shkoi në shtesë dhe më pas sërish te pika e bardhë e 11-metërshave. Për Vllazninë, te pika e bardhë u afrua për pesë herë radhazi sërish Ramazan Rragami, duke shënuar që të pesta goditjet e bëra. Ndërsa nga ana tjetër, kavajasit arritën të shënonin vetëm tri penallti me Nimet Merhorin, pasi e fundit nuk u gjuajt fare (për shkak e nuk vlente më) sepse njëra prej tyre ishte pritur mjeshtërisht nga ish-legjenda e portës kuqeblu, Paulin Ndoja.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në futbollin botëror që një lojtar të gjuante të gjitha penalltitë (atëherë nuk ekzistonte rregulli që një lojtar duhet të gjuajë vetëm një penallti) dhe ky fakt bëri aq bujë, sa UEFA vendosi të ndryshojë rregullin e gjuajtjes së penalltive nga i njëjti person.

Deri në atë vit, kur ndeshja shkonte drejt penalltive, ishte rregull që 5 penalltitë e një ekipi i gjuante vetëm një lojtar. Rragami me saktësinë e tij bëri që gjërat të ndryshojnë. Rregulli i ri që u vendos më pas nga institucioni i futbollit evropian, bëri që 11-metërshat të ekzekutoheshin nga pesë futbollistë të ndryshëm. Bëhet fjalë vetëm për penalltitë pas kohës së rregullt dhe shtesës. /albeu.com/

 

të fundit

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

10 seconds ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

36 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

1 hour ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

2 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

2 hours ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

3 hours ago