Categories: sport

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur Erdogan Celina

Erdogan Celina, ish-futbollist i brezit të artë të Kosovës, ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër.

Të lidhura

None found

Gjatë karrierës së tij, Celina luajti për Prishtinën dhe Trepçën, duke qenë pjesë e periudhave më të suksesshme të këtyre skuadrave. Me Trepçën ai ishte pjesëmarrës edhe në finalen e Kupës së Jugosllavisë në vitin 1978.

Federata e Futbollit të Kosovës e bëri të ditur lajmin për ndarjen e tij nga jeta dhe shprehu ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë të afërmit e tij.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen, pas një sëmundjeje të shkurtër, të Erdogan Celinës, një prej emrave më të shquar dhe më të respektuar të futbollit kosovar. Ai ishte një ikonë e futbollit dhe një njeri i jashtëzakonshëm, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij sporti.

Erdogani ishte pjesë e brezit të artë të futbollit të Kosovës, një gjeneratë që përmes talentit, karakterit dhe dashurisë për lojën krijoi kapituj të rëndësishëm të historisë së futbollit tonë. Ai mbrojti me krenari fanellën e Prishtinës dhe luajti me Trepçën në periudhën e saj historike, duke qenë pjesë e ekipit që arriti finalen e Kupës së Jugosllavisë në vitin 1978.

Vlera e Erdogan Celinës nuk qëndronte vetëm te aftësitë e tij si futbollist. Ai ishte njëkohësisht lider, kapiten dhe shembull për bashkëlojtarët. Përtej rolit të kapitenit në ekipin ku luante, ai u shndërrua në një figurë udhëheqëse për një brez të tërë futbollistësh kosovarë. Korrektësia, qetësia, profesionalizmi, karakteri dhe komunikimi i veçantë i siguruan respektin e të gjithëve. Ai ishte model si kapiten, sportist dhe njeri.

Respekti që gëzonte nuk vinte vetëm nga shiriti i kapitenit, por mbi të gjitha nga personaliteti i tij. Në fushë udhëhiqte me shembull dhe vlerësohej nga bashkëlojtarët, kundërshtarët dhe të gjithë ata që e njihnin. Jashtë fushës, ai njihej si njeri i urtë, i kulturuar, modest dhe me një personalitet të veçantë.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Celina vazhdoi t’i shërbente futbollit me të njëjtin përkushtim. Ai punoi si trajner, duke vënë përvojën dhe njohuritë e tij në dispozicion të klubeve dhe brezave të rinj. Ndër ekipet që drejtoi ishte Liria e Prizrenit, ndërsa dha kontribut edhe në ekipin kombëtar U21 të Kosovës.

Pothuajse gjithë jetën e tij ia kushtoi futbollit. Përveç rezultateve, ndeshjeve dhe kujtimeve sportive, ai la pas vlera, respekt, miqësi dhe një shembull të çmuar për mënyrën se si duhet të jetë një sportist dhe një njeri.

Me vdekjen e Erdogan Celinës, futbolli i Kosovës humbi një prej figurave të tij ikonike, ndërsa komuniteti sportiv humbi një personalitet të rrallë, një lider të një gjenerate dhe një njeri të shkëlqyer.”

të fundit

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë kundërshton zgjedhjet në Odën e Mjekëve në RMV: Zëvendëskryetari nuk na përfaqëson

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…

3 minutes ago

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin në rastin e tjetërsimit të pronës publike

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…

8 minutes ago

Shtyhet për 24 nëntor seanca ndaj Jeton Sylajt për kanosjen e Arlinda Zekajt

Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…

9 minutes ago

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kamionë me automjete në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han…

13 minutes ago

Vespa përditëson skuterët elektrikë për 2027: motor i ri, më shumë autonomi dhe më pak konsum

Vespa ka prezantuar gamën e përditësuar elektrike për vitin 2027, duke sjellë motor të ri, efikasitet më të lartë, konsum…

13 minutes ago

Audi prezanton Nuvolari me 987 kuaj fuqi, çmimi nis nga 700 mijë dollarë

Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër…

14 minutes ago