sport

Nations League, Cikalleshi: Jemi me fat që u përjashtua Rusia

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi theksoi sot se fati më i madh i përfaqësues shqiptare për ndeshjet e Nations League është mungesa e Rusisë.

Në konferencën e dhënë për mediat, 31-vjeçari deklaroi se djemtë “kuqezi’ do e bëjnë diferencën vetëm si një grup i tërë, pa diferenca në reparte.

Cikalleshi zbuloi ndër të tjera edhe diferencat mes Islandës dhe Izraelit dhe shtoi se kundërshtari i parë ka më shumë forcë fizike se taktikë.

Si po ecën grumbullimi? “Jemi në fund kampionati, por këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar në stërvitje. Gjithçka po shkon shumë mirë, sipas planit, edhe pse na ndajnë edhe shumë ditë nga ndeshja e parë, shpresoj të mos kemi dëmtime.”

Grupi ku bëni pjesë është më i thjeshtë pa Rusinë? “Është një grup ku ne do të kërkojmë dhe tentojmë më të mirën, por duhet të kemi parasysh që do kemi dy ekipe që nuk mund të them me shumë diferencë nga ne. Kemi fat që Rusia nuk do jetë pjesë e grupit. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e parë, pasi fillimi i mbarë është gjysma e punës. Islanda është një ekip shumë i fortë fizikisht, por besoj se mund t’ja dalim. Duke korrigjuar gabimet besoj se do kemi mundësinë t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë.”

Sulmi, pjesa më e fortë e Kombëtares: “Për sulmuesit është shumë e rëndësishme të shënojnë në ekipet e tyre, sepse vjen në Kombëtare më i motivuar, por për të arritur rezultate pozitive ne duhet të bëjmë mirë si grup i tërë, vetëm kështu mund të bëjmë diferencën. Kemi një mbrojtje të qëndrueshme, një mesfushë të mirë si dhe sulmin. Por siç e thash grupi është ajo që do na çojë përpara.”

Islanda apo Izraeli, kush është kundërshtar më i vështirë? “Janë dy kundërshtarë të ndryshëm. Islanda është më shumë fizike, kemi pasur dy ndeshje vitet e fundit me të, humbëm një në Island dhe fituam një brenda, atje do jetë një përballje fizike. Ndërsa Izraeli është ekip më shumë teknik. Kam luajtur me Izraelin, nuk bënin diferencë të madhe edhe pse atë kohë ishin më mirë seç janë sot, por nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Megjithatë ndeshja e parë është më e rëndësishmja dhe nëse marrim rezultat pozitiv mund të tentojmë vendin e parë.”

E ardhmja: “Unë firmosa kontratën e re me Konyasporin, pata një vlerësim nga klubi dhe i falenderoj. Jam i kënaqur me karrierën time, kam pasur një rritje dy vitet e fundit. Jam shumë mirë atje, kemi bërë punë të mirë u renditëm në vend të tretë dhe jemi në Conference League. Klubi ka plan për të vazhduar rritjen, besoj se do jem pjesë e Konyaspor edhe për disa kohë dhe jam i lumtur.”

të fundit

Brazil: Rëzohet imitimi 24-metërsh i Statujës së Lirisë pas erës së fortë

Në jug të Brazilit, më 15 dhjetor, një erë shumë e fortë shkaktoi rrëzimin e një replike 24 metra të…

2 minutes ago

Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër

Barcelona tremb Inter, me ekipin blaugrana që ka vendosur në majën e listës së dëshirave një prej titullarëve të padiskutuar…

15 minutes ago

Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT

Një familje shqiptare, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë në Francë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre,…

35 minutes ago

Plagoset me armë “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i TikTok-ut, Fabion Kuci, i njohur si Gucci, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin…

45 minutes ago

Aksioni te AKSH-i/ SPAK del me reagim zyrtar: Vepra të kryera në kuadër të grupit kriminal

Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar, lidhur me masat e sigurisë të lëshuara ndaj 8 personave. Këta shtetas…

1 hour ago

Urdhër arrestet e SPAK/ Berisha tregon si ndaheshin tenderat në AKSHI: Në një vit 800 transaksione nga thesari i shtetit në kontot e dy kompanive

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të…

1 hour ago