Lojtarët e Napolit u shpallën kampionë të rinj të Italisë pasi barazuan 1-1 në transfertë ndaj Udineses në javën e 33-të të Serisë A dhe kështu fituan Scudetton e parë pas 33 vitesh.
Napolitanëve u mjaftoi një pikë për të konfirmuar titullin, ndaj tashmë kanë një avantazh të paarritshëm prej 16 pikësh ndaj Lacios pesë raunde para përfundimit të kampionatit.
Megjithatë, Udinese e hapi mjaft mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 13-të dhe u duk se festa e napolitanëve mund të zgjatej edhe më shumë.
Të mos ndodhte kjo gjë u kujdes brilanti Osimhen, i cili në minutën e 53-të realizoi për 1-1 dhe në fund të dyja skuadrat u kënaqën me shpërndarjen e pikëve dhe mund të fillonte festa e madhe e skuadrës nga Napoli.
Napoli ka qenë më parë kampion i Italisë në vitet 1987 dhe 1990 të udhëhequr nga i madhi Diego Maradona dhe kanë në vitrinën e tyre edhe gjashtë trofe të Kupës së Italisë dhe dy Superkupa.
Në skenën evropiane, ata arritën suksesin e tyre më të madh në vitin 1989, kur fituan Kupën e atëhershme UEFA (Ligën Evropiane).
Rezultati dhe golashënuesit:
Udinese – Napoli 1-1 (Lovrić 13′ / Osimhen 53′)
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se çështjen e Avokatit të Popullit do të çojnë në…
Një situatë e papritur ka tronditur shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” gjatë ditës së sotme. Banorja Alba Pollozhani ka…
Seanca e sotme e tensionuar në Kuvend, është shoqëruar edhe me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Teksa Gazment…
Pas disa ditësh spekulimesh që pushtuan rrjetet sociale dhe portalet online, duket se lajmet për një ndarje mes këngëtares së…
Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili rreth tre javë më parë tentoi të vriste me armë…
Kim Kardashian ka ndarë publikisht momentet e vështira që përjetoi gjatë përgatitjeve për provimin e barit , përpara se të…