Napoli ka fituar derbin nga Juventusit me rezultat 2-1 në përballjen e vlefshme për javën e 27-ë të Serie A.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Dusan Vlahovic që në minutën e 10-të, por goditja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën.
None found
I njëjti kishte rast edhe në minutën e 34-të, kur gjuajti, por sërish jashtë porte.
Në rastin e parë serioz, Napoli arriti të shënonte, në minutën e 42-të, kur Khvicha Kvaratskhelia gjuajti saktë për 1-0.
Juventusi ka mundur të barazojë rezultatin, por Vlahovic goditi shtyllën.
Edhe në pjesën e dytë, Juventusi kishte më shumë nga loja, duke rrezikuar disa herë portën e Alex Meret.
Në minutën e 81-të, Federico Chiesa me një gjuajte të bukur, arriti të shënojë për 1-1.
Por pas katër minutash Napoli fitoi penallti, kur Victor Osihmen u pengua në zonë.
Nga pika e bardhë gjuajti Osimhen, por goditja e tij u prit nga Wojciech Szczesny, por nga topi i kthyer shënoi Giacomo Raspadori për 2-1.
Juventusi lehtë ka mundur të barazojë, por goditja e Daniele Ruganit nga afër shkoi mbi portë.
Napoli është i shtati me 43 pikë, ndërsa Juventusi me 57 pikë mbetet i dyti. /Telegrafi/
Vdekja e papritur e Presley Gerber në moshën vetëm 27-vjeçare ka lënë pas dhimbje të madhe te njerëzit që e…
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim…
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga bashkëkryetarët e partisë VLEN, Bilall Kasami, komentoi sot situatën aktuale politike me…
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, presidentin Donald Trump, duke e…
Sonte do të mbahet protesta e tetë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku u dënuan…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë të qartë se objektivi i “Dardanëve” në ndeshjen e parë të Ligës së…