sport

Napoli largon trajnerin pas fitores së titullit kampion

Nga sensacionet e mëdha, me siguri. Luciano Spalletti dhe Napoli do t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit. Pra, largohet trajneri që e shpalli Napolin kampion pas 33 vitesh. Kjo u njoftua nga Aurelio De Laurentiis në “Che Tempo che fa”, duke konfirmuar një divorc tashmë të përfolur, pa zbuluar shkaqet.

Padroni i bluve, i pyetur konkretisht nëse trajneri toskan do të qëndronte apo jo, pastroi menjëherë fushën nga mjegullnaja mediatike: “Ai është një njeri i lirë, do të bëjë një vit pushim. Pas 50 vitesh kinema dhe shumë ekskluziveve, kur dikush thotë se ka bërë më të mirën, se një cikël jete ka përfunduar, çfarë mund të bëni, a do ta kundërshtonit? Në jetë duhet të jesh gjithmonë bujar. E falënderoj dhe është e drejtë që ai të vazhdojë të bëjë atë që pëlqen të bëjë në vazhdim”.

Të lidhura

None found

Siç thekson De Laurentiis, nënshkrimi i Spallettit ishte çelësi i fitores së titullit kampion, pas 33 vitesh pritjeje shumë të gjata: “Trajnerët janë të ndarë në ata që duan të bëjnë merkato dhe ata që trajnojnë. Spalletti është një njeri i madh, një trajner i madh, ka bërë që të rritet një subjekt i jashtëzakonshëm që i kemi dhënë në përdorim”.

E megjithatë, verën e kaluar, Napoli dukej i destinuar për një sezon të komplikuar dhe më pak ambicioz: “U gjenda në një konferencë shtypi në fillim të qershorit ku, meqë kishim larguar kaq shumë lojtarë të konsideruar të rëndësishëm, por për mua e kishin përfunduar ciklin e tyre te Napoli, disa gazetarë më pyetën se çfarë po mendoja të bëja. Dhe unë u përgjigja se doja të fitoja titullin. Ishte një dëshpërim i plotë, duke përfshirë atë të Spallettit, i cili nuk e dinte se kë do të blinim”.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago