Ka qenë një mbrëmje me tension të lartë ajo e 7 nëntorit në qytetin e Napolit. Një natë para sfidës midis Napolit dhe Unionit të Berlinit, ultrasit gjerman kanë kthyer “përmbys” qytetin.
Dy mijë tifoz të Berlinit mësohet të kenë udhëtuar drejt Italisë për të ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjen e vlefshme për UCL.
Një grup prej tyre është zhvendosur natën e mbrëmshme në qendër të qytetit aty ku kanë filluar të përhapin panik, akte dhune dhe vandalizëm.
Më pas ka pasur një përplasje me policinë dhe karabinierët që kanë tentuar t’i frenojnë.
Gjermanët hodhën bomba tymuese dhe fishekzjarr ndaj mjeteve të blinduara të policisë, të pranishme në masë, gjithashtu në terren për të parandaluar çdo kontakt me ultrasit e Napolit.
Në aksion ishin rreth 200 ultras gjermanë: gjatë incidenteve disa policë me sa duket ishin të plagosur lehtë.
Raporti i policisë së Napolit flet për njëmbëdhjetë tifozë gjermanë të arrestuar në luftën guerile.
Sipas mediave Italiane, po merret në konsideratë dhe ndalimi i hyrjes së tifozëve në “Maradona”.
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i cili ndodhi pak më parë në urën e Spatharit, ku një makinë…
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë nga ura e…
Shqipëria pritet që preket nga moti i keq, ku reshjet e shiu në disa zona pritet që të jenë me…
Kancelari Federal gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se regjimi iranian nuk ka më legjitimitet për të qeverisur, duke theksuar se…
Nicola Peltz, gruaja e Brooklyn Beckham, merr një pagesë mujore prej 1 milion dollarësh nga babai i saj miliarder Nelson…
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej,…