sport

“Myrto Uzunin nuk do e ndërroja me askënd”! Indrit Tuci: Do të kuptoheshim me sy mbyllur edhe te Kombëtarja, shënonim bashkë te Lokomotiva

Indrit Tuci është një prej atyre elementeve me potencial që do të kërkojë kalimin në Europianin e Gjermanisë. Në merkaton e janarit bëri kalimin e madh duke lënë Lokomotivën e Zagrebit, për të mbërritur te Sparta e Pragës, atje ku gjeti edhe lojtarin tjetër shqiptar, Qazim Laçin. Tuci ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë” ku tregoi më shumë për objektivat e tij dhe njëkohësisht për aspiratat rreth Kombëtares.

“Jam ndierë shumë mirë, këtu janë shumë profesionist. Më duken sikur jam ende në Kroaci dhe kam ndërruar vetëm ekip, jo shtet. Të gjithë më thonë se nëse luftoj si Qazim Laci, do të më shkojë mbarë rruga.

Të lidhura

None found

Këtu tifozët e duan shumë Qazimin. Skuatët e Spartës erdhën për të parë disa ndeshje në Kroaci, për të më vëzhguar mua. E telefonova Qazimin dhe më tha fjalët më të mira për Spartën, se kishte kushtet si në ekipet më të mira të Europës.

Më ndihmoi për firmën time këtu. Lokomotiva dhe Sparta nuk kanë krahasim, Sparta është mes klubeve më të mëdha të Europës. Stërvitjet janë shumë herë më të vështira këtu, kanë më shumë intesivitet. Trajneri më ka thënë se mund të luaj si numër “9” apo “10”.

Besoj se tani do të kem më shumë shanse për të shkuar te Shqipëria. Unë po bëja mirë te Lokomotiva, po mbetet ngërçi që nuk je në vendet e para. Ndryshon kur luan në një ekip që është në vend të parë, që luan në Europë, që është mes 16 më të mirave në Europë dhe ndryshe kur luan në një skuadër që do vetëm të shesë lojtarë dhe nuk i intereson shumë pozicioni në tabelë. Silvinjo nuk më ka kontaktuar akoma, por me kohën besoj se do të vij edhe kontakti.

Kjo është Shqipëria më e mirë për mua, nuk ke se nga ta kapësh. Nëse do të ftohesha për në Europian, do të doja t’i shënoja Kroacisë, se kam luajtur aty. Sigurisht që lojtarët që do të jenë në Europian janë ata që kanë dhënë kontribut, por trajneri do të shoh edhe formën e lojtarëe. Sepse ti mund të kesh qenë në formë 1 vit përpara dhe nuk je në formë 5 javët e fundit kur është koha e Europianit. Trajneri i vlerëson të gjitha këto. Pastaj po të thërret Kombëtarja, jo klubi, është Botërori përpara, nuk duhet të mërzitesh.

Kur shikoj Uzunin, më kujtohet koha te Lokomotiva e Zagrebit. Bashkë do të kuptoheshim me sy mbyllur edhe te Kombëtarja, Uzunin nuk do e ndërroja me askënd. Edhe te Lokomotiva ose do të shënonte Uzuni me asistin tim, ose do të shënoja unë me asistin e Uzunit, kuptohemi shumë mirë bashkë”, tha Tuci. /Sport Ekspres/

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago