Mesfushori gjerman Jamal Musiala, ka identifikuar tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit. 21-vjeçari po vazhdon të lë shenja për klubin dhe kombëtaren.
Pasi shënoi 12 gola dhe bëri tetë asistime në 38 ndeshje për Bayernin sezonin e kaluar, Musiala ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor të Gjermanisë në Euro 2024.
None found
Në fakt, ai është bërë lojtari më i ri që shënon në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian, pasi gjeti rrjetën ndaj Skocisë dhe Hungarisë.
Pas ndeshjes me Hungarinë të mërkurën, Musiala foli për ESPN për një numër temash, duke përfshirë tre lojtarët e rinj që sipas tij janë më të mirët, aty ku përmendi Jude Bellingham, Pedri dhe Bukayo Saka.
“Shumë lojtarë të rinj po bëjnë mirë momentalisht. Natyrisht, ju keni Jude, i cili po bën gjëra të mrekullueshme tek Real Madridi. Ju keni Pedrin, që mendoj se është një lojtar i mrekullueshëm”.
“Ka shumë. Saka nga Arsenali. Ndoshta ka disa emra që nuk po më kujtohen momentalisht, por tani për tani të gjithë po bëjnë mirë”, ka thënë Musiala.
Musiala i cili iu bashkua Bayernit nga Chelsea në vitin 2019, pati një miqësi të ngushtë me Bellingham gjatë kohëve sa luanin së bashku tek grupmoshat e Anglisë.
“Ishin vite të jashtëzakonshme tek Anglia. Jude dhe unë gjithmonë e kemi kuptuar njëri-tjetrin mirë në fushë, dhe kemi luajtur futboll shumë të mirë. Përkundër kësaj, ne ishim shokë dhome dhe gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë”.
“Unë mendoj se Jude gjithmonë ka pasur një mentalitet të madh si lojtar. Ai beson shumë në veten e tij dhe nuk iu shmanget misioneve të vështira, kështu që nuk isha i befasuar ta shoh kështu tek Real Madridi”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit do të mbetet i njëjtë, ndërsa Qeveria do të angazhohet që…
Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Arton Berisha, ka bërë të ditur sot se ndërmarrja ka proceduar pagat për punëtorët…
Pas publikimit në rrjetet sociale të disa videove ku shfaqen dy punonjës policie duke tejkaluar detyrën dhe parimin e proporcionalitetit…
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas rasteve të dhunës së ushtruar nga efektivë të Policisë së…
Liverpool ka marrë epërsinë në garën për transferimin e Alex Scott, mesfushorit të Bournemouthit, dhe ka një avantazh të rëndësishëm…
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë përdorimi i aplikacionit mobil…