Vedat Muriqi ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur spanjolle, Mallorca.
Muriqi do të largohet nga Lazio për të kaluar tek Mallorca në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, sipas mediave spanjolle.
Vedat Muriqi nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri, andaj klubi lazial ka vendosur që të huazojë lojtarin në La Liga tek skuadra e Mallorcas.
Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport”, marrëveshja mes palëve dhe lojtarit është arritur dhe zyrtarizimi i Vedat Muriqit tek Mallorca pritet të bëhet nesër.27 vjeçari do t’i bashkohet ekipit në ditët në vijim, ku edhe do të nis stërvitjet për të qenë i gatshëm për ndeshjet e muajit shkurt.Transferimi i tij tek skuadra e Mallorcas pritet t’i shërbejë pozitivisht edhe kombëtares së Kosovës, pasi lojtari mund të ketë më shumë minutazh në këmbët e tij dhe të rikthejë formën e dikurshme.
Prestigjiozja Amerikane NYT Përfshin Filmin e Robert Budinës në Listën e 5 Filmave Ndërkombëtarë për t’u Parë New York Times…
Dayot Upamecano mund të jetë transferimi i radhës me parametër zero i Realit të Madridit. Sipas Marcas, mbrojtësi i qendrës,…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një adoleshent 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me një mjet prerës,…
Edicioni i 69-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” do të zhvillohet në “Théâtre du Châtelet” në…
Nga e hëna e 22 shtatorit qytetarët mund të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër gripit. Në total, janë në…
Finalizohet operacioni “Metoda”, ku u zbulua një rast i trafikut të armëve drejt Anglisë. Një pistoletë me silenciator, e ndarë…