Vendimi nëse Arijanet Muric do të ruajë vendin në formacionin e Sassuolos për transfertën e së shtunës kundër Comos mbetet ende i hapur. Trajneri Alberto Aquilani nuk ka përcaktuar nëse portieri 27-vjeçar do ta nisë ndeshjen si titullar apo nga stoli.
Portieri i kombëtares së Kosovës po përjeton një fazë të vështirë me klubin italian. Gabimet në takimet e fundit kanë pasur pasoja për rezultatet e skuadrës, ndërsa paraqitja në humbjen 4-2 përballë Frosinones, në xhiron e kaluar, ka shtuar dyshimet për formën e tij.
None found
Për gjendjen e Muriqit, Aquilani foli të premten gjatë konferencës për shtyp. Edhe pse pranoi problemet që po kalon portieri, trajneri italian shprehu vlerësim të lartë për të dhe dëshirën për ta ndihmuar të rigjejë nivelin e tij më të mirë.
Sipas Aquilanit, respekti që ai ka për Muriqin është i pakufishëm dhe potenciali i portierit është aq i madh sa mund të luajë në cilindo kampionat të botës. Megjithatë, ai nënvizoi se vështirësitë janë të dukshme dhe se përsëritja e gabimeve po rëndon si mbi lojtarin, ashtu edhe mbi skuadrën.
Tekniku 42-vjeçar tregoi gjithashtu se e ka diskutuar drejtpërdrejt këtë situatë me portierin kosovar, i cili është i vetëdijshëm për të. Ai e cilësoi Muriqin një djalë me sjellje të mirë dhe inteligjent.
Aquilani theksoi se i takon të ndihmojë njëkohësisht portierin dhe ekipin, duke sqaruar se po e shqyrton këtë çështje. Në këto rrethana, takimi i ardhshëm mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për Muriqin në portën e Sassuolos.
Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, një listë me…
Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Dashnor Sula, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, protestat dhe kërkesën e…
Jadon Sancho mund të përballet me një ulje drastike të pagës nëse vendos të transferohet te Getafe. Sipas The Telegraph,…
Lidhur me marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), ka reaguar Bordi i Paqes, duke…
Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përmbyllur zyrtarisht Marrëveshjen e Shtetit…
E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, studentja e vitit të katërt të Mjekësisë, Dhimitra Nushi, u ndal edhe te…