sport

Mungon Broja dhe Bajrami! Del lista zyrtare e Kombëtares, surpriza dhe risi te kuqezinjtë nga Maran

Trajneri Rolando Maran, ka bërë publike listën e Kombëtares shqiptare për katër përballjet e UEFA Nations League, duke grumbulluar dy lojtarë për herë të parë dhe duke rikthyer disa emra në skuadër.

Shqipëria do ta nisë aventurën e re në këtë kompeticion me ndeshjet kundër Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, kundërshtar me të cilin do të luajë dy herë.

Për këto katër sfida, trajneri kuqezi ka thirrur gjithsej 29 futbollistë. Risitë e listës janë mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota, dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina, të cilët marrin ftesën e parë nga Kombëtarja.

Pas mungesave të shkaktuara nga dëmtimet, në grup janë rikthyer Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Pjesë e skuadrës është sërish edhe portieri Etrit Berisha.

Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar:

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Grumbullimi i Kombëtares shqiptare, do të fillojë zyrtarisht të hënën, më 21 shtator, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Biletat për ndeshjet me Bjellorusinë dhe San Marino,  mund të sigurohen online në ebileta.al ose në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

 

të fundit

Të shtëna në një kantier ndërtimi në Tiranë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në një kantier ndërtimi në Tiranë. Nga…

4 minutes ago

Broja dhe Bajrami jashtë, trajneri Rolando Maran zbulon arsyen: Vlerësova kushtet e përgjithshme dhe momentin, nuk është derë që mbyllet…

Këtë të shtunë, trajneri Rolando Maran po flet në konferencë për shtyp, pasi zbuloi listën e Kombëtares për Ligën e…

6 minutes ago

Berishaj pas aktgjykimit në Hagë: Kosova s’do të lejojë përdorimin e verdiktit kundër saj

Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe komandantëve të UÇK-së për krime…

8 minutes ago

Mourinho sjell risi në stërvitjet e Real Madridit, lojtarët surprizohen nga teknologjia e përdorur

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i befasoi të gjithë në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas, duke sjellë një…

11 minutes ago

I’m not afraid to return to school”/ Teacher stabbed by 13-year-old student: I want to understand why he hated me

“Ta fal? E kam falur tashmë”. Këto janë fjalët e para që Isabella Marsilio, mësuese në shkollën e mesme “Giovanni…

17 minutes ago

Former ASHK director and beneficiary arrested over forged documents for six properties in Fier

Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, E.S., dhe shtetasi E.H., i dyshuar si përfitues i gjashtë pronave të…

18 minutes ago