sport

Mungesat në Kombëtare, Sylvinho fton “Më të Mirin” e Superiores

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Ennio Tardini”, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi “Friends Arena”, ora 19:00).

Myrto Uzuni nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy miqësoret e marsit.

Të lidhura

None found

Sulmuesi kuqezi ka një dëmtim në tendinën e Akilit dhe pas konsultave me stafin mjekësor është vendosur që Uzuni të kthehet te skuadra e Granada-s dhe të vijojë rikuperimin atje.

Sakaq, edhe portieri Etrit Berisha nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Kilit.

Berisha ka pësuar një tërheqje të muskulit të gjoksit dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në ekip portierin e ekipit të Egnatias, Alen Sherri.

Gardiani i Egnatias i cili u shpall “Portieri më i Mirë” i vitit 2023 do t’i bashkohet kuqezinjve ne stervitje.

Pjesa tjetër e skuadrës gëzon shëndet të plotë dhe është në formë të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë miqësore ndaj Kilit.

Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së sotme u fokusua më shumë te loja me top.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago