Shqipëria do të luaj miqësoren e parë më 3 qershor përballë Lihtenshtejn në Hungari.
Kombëtarja ka mbërritur në Austri, aty ku do të zhvillojë fazën përgatitore për Euro 2024.
Sylvinho do të shohë nga afër të gjithë kuqezinjtë, ndërsa grupi deri tani është me 25 lojtarë.
Kapiteni Berat Gjimshiti dhe sulmuesi Taulant Seferi janë ende në detyrë me skuadrat e tyre pasi kanë një ndeshje për të luajtur, nesër dhe pasnesër.
Në këtë mënyrë, prezenca e tyre në miqësoren e parë është thuajse e pamundur.
Këto dy mungesa, që në kualifikuese ishin titullar absolut, i lejon brazilianit të bëjë disa prova.
Vendin e Gjimshitit krah Ardian Ismajlit, sipas të gjitha gjasave pritet ta marrë Marash Kumbulla që fiton balotazhin me Mihajn dhe Ajetin.
Ndërsa për Seferin, janë Ernest Muçi dhe Arbër Hoxha në balotazh për fanellën e titullarit.
Pozita e sulmuesit kryesor ka një rivalitet shumë të fortë mes Armando Brojës dhe Mirlind Dakut, ndërsa Rey Manaj për momentin shihet si alternativë e tretë.
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me…
Ditën e sotme vendi ynë, deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të…
Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…
"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…