Plot 2.5 miliardë euro kanë humbur klubet e 5 ligave kryesore europiane, nga mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumeve. Ky është rezultati i një studimi të KPMG, një kompani e specializuar ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe këshillimit financiar.
Në studim janë marrë 5 ligat kryesore të futbollit, angleze, spanjolle, gjermane, franceze e italiane, të cilat që prej pranverës së 2020-ës kur edhe filloi mbyllja për shkak të pandemisë, kanë humbur plot 2.5 miliardë euro nga mungesa e tifozëve.
Klubet gjermane janë ato që kanë humbur më shumë gjatë kësaj kohe, pasi pikërisht Bundesliga është edhe kompeticioni më i ndjekur në shkallët e stadiumeve, me një mesatare prej rreth 42 mijë tifozë për ndeshje.
Mbyllja e stadiumeve nuk pati impakt vetëm në të ardhurat nga shitja e biletave, por largoi edhe sponsorë të tjerë, zeroi aktivitetet promocionale, ato të shitjes së fanellave dhe shërbimit të ushqimit.
Këtë sezon pritet të bëhet një rikuperim i pjesshëm, pasi vetëm në Angli janë hapur stadiumet plotësisht, ndërsa në Spanjë ka një hapje në masën 40% e në Itali 50%.
Këtë mëngjes u mbajtën në Gondomar, një periferi e Oportos ku janë rritur dhe kanë nisur të luajnë futboll dy…
Policia e Tiranës, ka zbuluar një laborator falsifikimi dokumentesh për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit…
Mëngjesin e sotëm, në emisionin “Koha për t`u zgjuar”, ishte e ftuar kardiologia Eva Duraku, ku foli në lidhje me…
Në pikën kufitare Qafë-Botë, është krijuar situatë kaotike, pasi qytetarët që hyjnë nga Greqia në Shqipëri po përballen me radhë…
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, është takuar me Sekretarin amerikan Marco Rubio, të cilin e ka ftuar në…
Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh, vazhdon të digjet si në sipërfaqe, ashtu edhe në thellësi. Pavarësisht përpjekjeve për të…