Harry Kane ka treguar se futbolli spanjoll ka qenë një nga pasionet e tij gjatë fëmijërisë, ndërsa ka veçuar Real Madridin, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon mes emrave që ndiqte me vëmendje.
Sulmuesi anglez foli para gazetarëve në prag të përballjes së Bayern Munichut me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve. Gjatë konferencës, ai u pyet edhe për mundësinë që të kishte luajtur në kampionatin spanjoll.
None found
33-vjeçari shpjegoi se La Liga dhe futbolli i Spanjës patën një ndikim të rëndësishëm në formimin e tij si tifoz, veçanërisht për shkak të rezultateve të Kombëtares spanjolle dhe futbollistëve të mëdhenj që aktivizoheshin atje.
“Futbolli spanjoll ishte shumë i rëndësishëm për mua kur isha i ri. E shihja sa e fortë ishte Kombëtarja e tyre. Ata ishin kampionë bote dhe Evrope. Ndiqja shumë Real Madridin, Messin dhe Ronaldon në kampionat”.
Kane u pyet nëse do të kishte dashur të provonte një eksperiencë në Spanjë. Përgjigjja e tij ishte se një ofertë e tillë nuk kishte mbërritur asnjëherë.
“A do të kisha dashur të luaja këtu? Mundësia nuk erdhi kurrë. Qëndrova për shumë vite te Tottenhami dhe isha shumë i lumtur atje. Më pas, kur u krijua mundësia për të kaluar te Bayerni, isha i kënaqur që e pranova”.
Sulmuesi iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2023, pas një periudhe të gjatë te Tottenhami. Kështu, ai zgjodhi të vijonte karrierën në Bundesligë dhe jo në La Liga, pavarësisht vlerësimit të madh që ka për futbollin spanjoll.
Parlamenti hungarez ka zgjedhur Peter Fejes, si prokurorin e ri të përgjithshëm të vendit, në një kohë kur po intensifikohen…
Real Madridi po kalon një periudhë fantastike, me gjashtë fitore radhazi dhe një repart ofensiv që më në fund ka…
Ministria e Mbrotjes ka reaguar për plagosjen e rëndë të efektivit gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës…
Një tjetër rast me fruth është konfirmuar në Maqedoni, duke e çuar numrin e personave të infektuar në pesë, njoftoi…
Sot më 3 nëntor u mbajt protesta e 22-të studentore kundër qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Siç…
Një efektiv është plagosur me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të…