Ernest Muçi, i cili arriti të shënojë golin e parë me fanellën e Besiktasit, ka folur pas suksesit 2-0 ndaj İstanbulsporit në javën e 27-të të Superligës.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne bëmë atë që duhej të bënim, punën tonë. Duhet të fokusohemi dhe të luajmë si sot. Nuk pësuam gol dhe shënuam 2 gola. Këto janë gjëra të mira”, tha ai.
I pyetur për golin që shënoi Muçi tha se kjo është ajo që pritet nga ai.
“Nuk mendoj shumë për të shënuar gola. Jam një lojtar sulmues, duhet të kontribuoj në sulm dhe gola. Kjo është ajo që pritet nga unë. Është më shumë e rëndësishme për mua të ndihmoj ekipin, është e rëndësishme për mua të ndihmoj mbrojtjen. Kemi luajtur mirë, duam të vazhdojmë kështu”, ka theksuar reprezentuesi i Shqipërisë.
Policia ka reaguar zyrtarisht pas zjarrit masiv në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë…
Kjo është atmosfera në çdo fundvit në çdo qytet të Shqipërisë. Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe…
Opozita e sheh si të vonuar dhe propagande nismën e qeverisë, e cila parashikon vendosjen e filtrave mbrojtëse ndaj investimet…
Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i…
Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj, ka rënë pre e një dhune barbare që e ka lënë…
Ish-sulmuesi Kristian Vieri foli për La Gazzetta dello Sport rreth fillimit të Serie A, duke filluar me disa mendime për…