sport

Muçi drejt hapit të madh në karrierë, kërkohet nga skuadra angleze

Ernest Muçi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Legia Varshavës.

Sulmuesi i talentuar shqiptar ka shkëlqyer jo vetëm në kampionatin polak, por edhe në ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Të lidhura

None found

Ylli kuqezi, Ernest Muçi, po kalon një moment të magjishëm në karrierën e tij, është kthyer në lider absolut te Legia, një idhull për tifozët.

Muçi u bë makth për Aston Villën në Ligën e Konferencës, në dy përballje kundër tyre, reprezentuesi shqiptar i realizoi tre gola, i fundit brenda në ‘Villa Park’ ishte fantastik.

Sipas Fabrizio Romanos, për sulmin e Legias ka shfaqur interesim skuadra angleze Fulham.

Në fakt, Fulham ka shfaqur interesim edhe për Brojën, por kartoni i sulmuesit të Çelsit kushton minimalisht 30 milionë euro, ndërsa Muçi sipas “Transfermarkt” vlerësohet me pesë milionë euro.

Nga ana tjetër mediat polake kanë raportuar se Legia nuk do ta lejoj largimin e sulmuesit shqiptar pa fituar së paku 15 milionë euro.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat, ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

të fundit

PSG synon huazimin e Estevaos si zëvendësues të Kvaratskhelias, Chelsea vendos tri kushte

Estevao, anësori brazilian 19-vjeçar i Chelseat, është shndërruar në një nga objektivat e Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit…

2 minutes ago

Danimarka hap një skemë të re për lejet e punës, por qytetarët e Kosovës nuk përfitojnë

Danimarka do të nisë një skemë të re për lejet e punës nga 1 janari i vitit 2027, me një…

3 minutes ago

Rama fton studentët në bisedime deri në fund të mandatit dhe njofton bursë 25 mijë lekë, kredi me interes zero ose 3% dhe punësim me gjysmë page minimale

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studentëve të ulen për dialog dhe prezantoi masa të reja mbështetëse. Mes tyre janë…

8 minutes ago

Lionel Messi vendos një rekord të jashtëzakonshëm në historinë e Topit të Artë

Lionel Messi përfundoi përsëri në pesë të parët për Topin e Artë dhe vendosi një rekord të pabesueshëm në historinë…

8 minutes ago

Real Madridi shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik hekurudhor në Toledo

Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet…

20 minutes ago

Një rrugë në Trabzon do të marrë emrin e Mohamed Salahut

Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, po përgatitet t’i emërojë një rrugë yllit egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah.Autoritetet…

20 minutes ago