Jose Mourinho është bërë trajneri me përqindjen më të lartë të fitoreve në historinë e La Ligës, mes teknikëve që kanë drejtuar të paktën 100 ndeshje në kampionatin spanjoll.
Triumfi 3-0 i Real Madridit ndaj Valencias, në takimin e së shtunës mbrëma në “Mestalla”, të vlefshëm për xhiron e 12-të, i ka rritur edhe më shumë statistikat e trajnerit portugez.
None found
Në 126 ndeshje të drejtuara në La Liga, Mourinho ka marrë 97 fitore, duke regjistruar një sukses prej 77 për qind. Kjo shifër e rendit në krye të listës së trajnerëve që kanë zhvilluar të paktën 100 takime në këtë garë.
Pas tij vjen Pep Guardiola, me 116 fitore në 152 ndeshje dhe një përqindje prej 76.3 për qind. Carlo Ancelotti pozicionohet i treti, pasi ka fituar 162 nga 228 ndeshje, me një normë suksesi prej 71.1 për qind.
Përqindjen më të lartë në total e mban Hansi Flick, i cili ka fituar 69 nga 87 ndeshje, përkatësisht 79.3 për qind. Megjithatë, trajneri i Barcelonës nuk e ka arritur ende kufirin prej 100 ndeshjesh dhe për këtë arsye nuk llogaritet në renditjen kryesore.
Renditja sipas përqindjes së fitoreve është: Hansi Flick – 79.3% (69 fitore në 87 ndeshje); Jose Mourinho – 77% (97 fitore në 126 ndeshje); Pep Guardiola – 76.3% (116 fitore në 152 ndeshje); Carlo Ancelotti – 71.1% (162 fitore në 228 ndeshje).
Real Madridi e siguroi suksesin ndaj Valencias që në pjesën e parë. Federico Valverde shënoi golin e parë në minutën e 28-të, ndërsa Arda Güler e çoi rezultatin në 2-0 në minutën e 36-të. Kylian Mbappe vendosi shifrat përfundimtare 3-0 në minutën e 75-të.
Ky ishte triumfi i tetë radhazi i Real Madridit në të gjitha garat.
Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën…
Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…
Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC), Kurt W. Bassuener, në…