Roma dvshiron të transferojë një tjetër mbrojtës pasi morën talentin holandez Dean Huijsen nga Juventusi.
Jose Mourinho ka probleme të mëdha në defensivë pasi Chris Smalling dhe Marash Kumbulla prej kohësh janë të lënduar derisa lëndim pësoi së fundmi edhe Diego Llorente.
None found
Nga ana tjetër Evan N’Dicka është larguar drejt Kupës së Afrikës ku pritet të mungojë më shumë se një muaj.
Kjo ka bërë që Giallorosët të kërkojnë afrimin e një tjetër mbrojtësi dhe kanë kontaktuar Atletico Madridin për turkun Caglar Soyuncu.
27-vjeçari iu bashkua në verë Atleticos si transferim i lirë nga Leicester City, por nuk ka arritur të ambientohet me futbollin spanjoll dhe po kërkon largimin në mënyrë që të luaj sa më shumë para Kampionatit Evropian.
Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka kontaktuar drejtuesit e Los Colchoneros për huazimin e turkut deri në verë me mundësi blerje.
Fillimisht te Roma po punojnë për largimet para se të afrojnë lojtarë, derisa Leonardo Spinazzola dhe Renato Sanches pritet të largohet nga Roma.
Gjithsesi Atletico ka pranuar huazimin e lojtarit dhe tani i mbetet Romës që fillimisht të largojnë disa nga lojtarët e padëshiruar për t’i bërë vend reprezentuesit turk në Olimpico. /Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…