Aurelio De Laurentiis këmbëngul se Jose Mourinho nuk ka “asgjë” me Napolin, duke mohuar kështu që ai mund të jetë trajneri i ri i Napolit.
“Special One” u lidh me punën e trajnerit te napolitanët, pasi u shkarkua nga Roma, transmeton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Mirëpo, këto raportime u hodhën sot poshtë nga presidenti i Napolit, i cili foli para gazetarëve.
“Mourinho nuk ka asnjë lidhje me Napolin. Ai është një trajner shumë qesharak dhe impulsiv, por e ndjej se fati i tij qëndron jashtë Italisë. Me siguri jo te Napoli”, tha De Laurentiis, raporton “Sport Mediaset”.
Që nga shkarkimi te Roma, portugezi u lidh me një kalim edhe te Al-Shabab.
Mirëpo, 61-vjeçari refuzoi një ofertë nga klubi saudit – duke vazhduar kështu që ende të jetë trajner i lirë. /Gazeta Express/
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për pjesëtarët e grupit kriminal që dyshohet se…
Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I.…
Kjo periudhë e dimrit shoqërohet me shtim të rasteve të virozave dhe gripit, duke sjellë një ngarkesë më të madhe…
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish për arrestimin e fëmijës dje nga policia, pas protestës madhështore…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike…