sport

Mourinho: Nëse ka një shembull të përsosur profesionalizmi, jam unë

Jose Mourinho mbrojti nderin e tij si trajner gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes të së dielës ndaj Milanit, duke këmbëngulur se “nëse ka një shembull të përsosur profesionalizmi, jam unë”.

‘Special One’ e gjeti veten nën vëzhgim pas eliminimit të Romës nga Kupa e Italisë në fazën çerekfinale nga rivalët e urryer lokal, Lazio, të mërkurën në mbrëmje.

Giallorossët kanë duruar një seri ndeshjesh të vështira që nga fundi i periudhës festive, duke përfshirë përplasjet kundër Juventusit dhe Napolit në Serie A, si dhe Lazios të lartpërmendur në kupë. Më pas është një vizitë në San Siro për t’u përballur me Milanin e Stefano Piolit të dielën.

Mourinho e filloi konferencën e tij për shtyp me një dëshmi të karakterit të tij.

“Unë kam qenë këtu për dy vjet e pesë muaj dhe jam i vetmi person këtu që nuk kam humbur asnjë seancë stërvitore nga ajo kohë”, ka thënë fillimisht Mourinho për Tuttomercatoweb.

“Për mua nuk ka sëmundje apo humor të keq. Për dy vjet e gjysmë nuk kam bërë asgjë të keqe, madje as disa javë më parë kur të gjithë ishin të sëmurë”.

“Disa muaj më parë më duhej një ditë për një situatë që nuk kam pse ta shpjegoj. I thashë menaxherit Pinto dhe pronësinë dhe vendosëm që e nesërmja e derbit të ishte një ditë e lirë. Isha larg Romës për 15 orë. Më duket qesharake ta justifikosh këtë”.

“Nuk pranoj në asnjë mënyrë që të vihet në dyshim profesionalizmi dhe dinjiteti im, zemra për këtë punë. Nëse ka një shembull të përsosur profesionalizmi, jam unë. Nuk kam humbur asnjë ndeshje në mbi 20 vjet të karrierës sime”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 2 Shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në fushën e dashurisë, dita e sotme sjell ngrohtësi dhe mundësi…

3 hours ago

PD tërhiqet nga bojkoti i Reformës Territoriale, zbardhen debatet e plota në grupin parlamentar. Deputetët që dolën kundër

Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit…

3 hours ago

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD për bashkimin e opozitës

Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar idenë e një forumi intelektualësh për të bashkuar partitë e opozitës, u shpreh në emisionin…

3 hours ago

I ftohti ekstrem “pushton” New York-un, 13 persona humbin jetën

Të paktën 13 persona kanë vdekur në New York City nga i ftohti ekstrem. Vendi po përballet me valën e…

3 hours ago

Vrull diplomatik mes tensioneve në rritje SHBA-Iran

Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen…

4 hours ago

I dhunuar herë pas here pas deklaratave të bujshme, Elton tozaj nuk ndalet: Do publikoj lidhjet që showbizzi ka me trafikantët

Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke deklaruar se pritet të publikojë materiale që,…

4 hours ago