Jose Mourinho është njëri ndër kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e klubit arab Al-Shabab, një javë pasi u shkarkua nga Roma, ka raportuar Foot Mercato.
Klubi arab e shkarkoi trajnerin e tyre Igor Biscan gjatë këtij muaji dhe tani janë në kërkim të pasuesit të tij.
None found
Një tjetër emër në listën e tyre është edhe ai i Bruno Genesios, i cili jo shumë kohë më parë u shkarkua nga detyra e tij si trajner i ekipit francez Stade Rennais.
Në rast se Mourinho bëhet trajner i Al-Shabab, atëherë ai mund të jetë në stol në kohë për t’u përballur me ish-klubin e tij Romën, kur këto dy ekipe do të takohen në një ndeshje miqësore javën e ardhshme.
Tekniku portugez ishte emëruar trajner i klubit italian në korrik të vitit 2021 dhe që nga atëherë ai ka drejtuar Romën në 138 ndeshje.
Gjatë kësaj kohe ai arriti që ta fitojë trofeun e parë pas një kohë të gjatë për “Giallorossët”, teksa fituan Ligën e Konferencës finalja e së cilës ishte mbajtur në Tiranë.
60-vjeçari ka qenë katër herë fitues i çmimit ‘Trajneri më i mirë’ dhe këtë e kishte arritur me katër klube të ndryshme. Real Madrid (2011), FC Inter (2009), Chelsea (2004) dhe Porto (2003). /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…