Gazetari Ben Fernandes Santos raporton se Real Madridi ka ringjallur interesimin për mbrojtësin e Villarrealit, Renato Veiga, ndërsa trajneri Jose Mourinho dëshiron të shtojë cilësinë në repartin e prapavijës.
None found
Lojtari portugez 22-vjeçar është kthyer në objektiv parësor për “Los Blancos”, pasi përputhet me profilin e synuar nga Mourinho: një qendërmbrojtës krahu i majtë, i fortë në duele, i aftë të organizojë lojën nga fundi dhe të lehtësojë qarkullimin e topit.
Edhe pse klubi ka siguruar tashmë pa pagesë transferimin e Ibrahima Konates nga Liverpooli, tekniku portugez kërkon më shumë zgjedhje dhe konkurrencë në mbrojtje.
Megjithatë, një ofertë zyrtare për Veigan mbetet e kushtëzuar nga shitja e Raul Asencios, talentit të akademisë madrilene, sepse duhet çliruar një vend në organikën e skuadrës.
Villarreal e ka nën kontroll situatën: “Nëndetësja e Verdhë” e mori Veigan nga Chelsea verën e kaluar dhe e mban me kontratë deri në 2032, duke e cilësuar të paprekshëm, përveçse kur mbërrin një ofertë shumë e majme.
Pjesëmarrës me Portugalinë në Botërorin 2026, Veiga shihet nga Mourinho si një investim me perspektivë për të ardhmen e mbrojtjes së Real Madridit.
Rastin e rrahjes brutale të Sara Gjorgievskës në Ohër duhet ta marrë përsipër prokuroria publike nga zona e apelit të…
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Besnik Salihut duke e dënuar me dënim unik prej…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një alarm sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen në…
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në SPAK. Karçanaj është paraqitur në zbatim të masës së…
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka reaguar ndaj spekulimeve për një krizë të mundshme në Shtetet e Bashkuara, duke përjashtuar mundësinë…
Një aksident hekurudhor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pragë të Çekisë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin, duke…