sport

Mourinho: I tregova skuadrës se duhet të bëjmë kujdes në 10 minutshin e parë, por nuk e bëmë dhe u ndëshkuam

Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Servette-s në transfertë, një barazim që lë në vendin e dytë skuadrën italiane me dy pikë më pak se Slavia Prague në Grupin G të Europa League.

Pas sfidës, Mourinho u shfaq shumë i irrituar për këtë rezultat, duke theksuar se ua kishte komunikuar lojtarëve kujdesin që duhej të tregonin në nisjen e pjesës së dytë, moment në të cilin Roma u ndëshkua.

Të lidhura

None found

“Kishim përpara një mundësi shumë të mirë, por nuk ia dolëm. Nisja e pjesës së dytë ishte përcaktuese dhe ne gabuam. Kam diskutuar me lojtarët e mi shumë për këtë, ende nuk e kuptoj pse ndodh. Në pjesën e parë luajtëm mirë, shënuam dhe në pushimin e ndeshjes i tregova skuadrës se duhet të bëjmë shumë kujdes në 10 minutat e para, por nuk e bëmë dhe u ndëshkuam. Personalisht nuk mendoj se është dramë të luash në Play-Off, por të vjen inat që nuk merr maksimumin në një sfidë si kjo. Natyrisht në Play-Off duhet një motivim sepse do të luash ndaj një skuadre që vjen nga Championsi, por le të shohim se çfarë do të ndodh deri në fund” – tha Mourinho./albeu.com

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago