sport

Mourinho: I tregova skuadrës se duhet të bëjmë kujdes në 10 minutshin e parë, por nuk e bëmë dhe u ndëshkuam

Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Servette-s në transfertë, një barazim që lë në vendin e dytë skuadrën italiane me dy pikë më pak se Slavia Prague në Grupin G të Europa League.

Pas sfidës, Mourinho u shfaq shumë i irrituar për këtë rezultat, duke theksuar se ua kishte komunikuar lojtarëve kujdesin që duhej të tregonin në nisjen e pjesës së dytë, moment në të cilin Roma u ndëshkua.

Kishim përpara një mundësi shumë të mirë, por nuk ia dolëm. Nisja e pjesës së dytë ishte përcaktuese dhe ne gabuam. Kam diskutuar me lojtarët e mi shumë për këtë, ende nuk e kuptoj pse ndodh. Në pjesën e parë luajtëm mirë, shënuam dhe në pushimin e ndeshjes i tregova skuadrës se duhet të bëjmë shumë kujdes në 10 minutat e para, por nuk e bëmë dhe u ndëshkuam. Personalisht nuk mendoj se është dramë të luash në Play-Off, por të vjen inat që nuk merr maksimumin në një sfidë si kjo. Natyrisht në Play-Off duhet një motivim sepse do të luash ndaj një skuadre që vjen nga Championsi, por le të shohim se çfarë do të ndodh deri në fund” – tha Mourinho./albeu.com

të fundit

Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër

Një 42-vjeçar,  është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të…

10 minutes ago

Pas rikthimit në rrjete sociale, Rina Maloku fshin të gjitha fotot me Festim Isufin

Blogerja e njohur shqiptare, Rina Maloku, është rikthyer së fundmi në rrjetet sociale pas një mungese të gjatë, duke sinjalizuar…

35 minutes ago

Fedez do të bëhet baba për herë të tretë?

Thashethemet se Fedez po bëhet baba për herë të tretë po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Sipas thashethemeve, partnerja e…

51 minutes ago

Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren (VIDEO)

Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut,…

58 minutes ago

Balla i drejtohet Berishës: Lajeni gojën kur flisni për ne… (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shpërthyer kundër Berishës, ndërsa pohoi se ky i fundit duhet të…

59 minutes ago

Berisha: Balluku u ka vjedhur shqiptarëve të paktën 1.2 mld euro, Parlamenti po kryen grusht shteti, nuk pranon kërkesën e SPAK

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Parlament akuzoi mazhorancën socialiste se po bllokon drejtësinë, duke mos…

1 hour ago