Jose Mourinho ka vendosur të mos lejojë që Endrick të largohet nga Real Madridi gjatë merkatos së janarit. Pavarësisht interesit të shprehur nga disa ekipe, sulmuesi brazilian do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit spanjoll edhe për pjesën e mbetur të sezonit.
Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Romës, trajneri portugez i dha fund spekulimeve për një huazim të mundshëm të 20-vjeçarit te Manchester United, Aston Villa apo klubi italian.
None found
I pyetur nga gazetarët rreth interesimit nga Premier League dhe Serie A për talentin brazilian, Mourinho nuk la vend për dyshime.
“Hiqeni nga mendja, hiqeni nga mendja. Lërini mënjanë klubet e interesuara. Më mirë të presin me durim, se ndryshe do të stërmundohen kot”, u shpreh ai për TNT Sports, duke nënvizuar se Endrick nuk ka arsye të kërkojë huazim dhe se e ardhmja e tij në “Santiago Bernabeu” është e sigurt.
Mourinho sqaroi më tej se minutat e pakta që sulmuesi ka marrë në fillim të sezonit 2026/27 janë pasojë e një dëmtimi të pësuar pas fazës përgatitore.
Problemi fizik e la Endrick-un jashtë fushave për katër deri në pesë javë, duke penguar integrimin e tij të menjëhershëm në rotacionin e ekipit të parë.
Megjithëse braziliani ka luajtur një rol të kufizuar në javët e para, si drejtuesit ashtu edhe stafi teknik i Real Madridit e shohin atë si një element kyç të projektit sulmues të skuadrës.
“Kushdo që e kërkon do të duhet të përballet ashpër me mua”, përfundoi Mourinho, duke dërguar një sinjal të qartë për të gjitha klubet që shpresonin ta merrnin sulmuesin gjatë merkatos së janarit.
Vijon aksioni i protestuesve edhe sot më 14 tetor përpara Ministrisë së Arsimit dhe në Rrugën e Durrësit. Pasi shkulën…
Këtë të mërkurë, Bordi i Transparencës, ka caktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Sipas…
Jose Mourinho ka rikthyer stilin e tij luftarak te Real Madridi, duke dalë hapur në mbrojtje të futbollistëve dhe duke…
Një qytetar, i cili deklaron se është anëtar i Partisë Socialiste, ka djegur teserën e anëtarësisë gjatë protestës së studentëve,…
Hyundai ka prezantuar gjeneratën e re të modelit Bayon në panairin e automjeteve në Paris, duke sjellë një dizajn më…
Një student i Mjekësisë, i cili është bërë pjesë e protestës sot para Ministrisë së Arsimit, pohoi për News24 se…