Martin Zubimendi, mesfushori i Arsenalit që aktualisht nuk po gjen hapësira në formacionin e Mikel Artetës, mund të jetë lëvizja e radhës e Real Madridit në merkaton e janarit.
None found
Sipas raportimeve të Sport, “Los Blancos” po vlerësojnë seriozisht mundësinë për të afruar 27-vjeçarin, një emër që kishte qenë në radarët e klubit edhe gjatë afatit kalimtar të mëparshëm.
Real Madridi i nisi përgatitjet për sezonin e ri 2026/27 me rikthimin e Jose Mourinhos në krye të skuadrës, teksa gjatë verës u realizuan disa përforcime të rëndësishme si Marc Cucurella, Ibrahima Konate dhe Bernardo Silva.
Megjithatë, objektivi kryesor i trajnerit portugez mbeti i paplotësuar. Mourinho kërkonte një mesfushor qendror për të stabilizuar lojën e ekipit dhe emri i Rodrit ishte në krye të listës, por transferimi i tij dështoi.
Ylli spanjoll i Manchester Cityt përfundoi duke firmosur me Barcelonën për shumën e 76.5 milionë eurove, duke e detyruar Mourinhon të mbështetet në mesfushën e përbërë nga Aurelien Tchouameni, Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga.
Në këto rrethana, vëmendja është zhvendosur sërish drejt Zubimendit, i cili te Arsenali e ka humbur statusin e titullarit. Spanjolli e ka nisur nga stoli në të pesë ndeshjet e “Topçinjve” në të gjitha garat deri më tani këtë edicion.
Për më tepër, në përballjen e Ligës së Kampionëve përballë Napolit, ai u aktivizua vetëm për tetë minuta, duke konfirmuar rolin periferik që po luan nën urdhrat e Artetës.
Ky rol i reduktuar nuk është një risi për mesfushorin, pasi që në fundin e sezonit të shkuar ai e pa finalen e Champions League ndaj Paris Saint-Germainit nga pankina, para se të hynte në fushë vetëm në vazhdime.
Klubi madrilen, megjithatë, vijon ta mbajë në konsideratë të lartë lojtarin, sidomos për performancat e tij të qëndrueshme me fanellën e Kombëtares spanjolle.
Arsenali e transferoi Zubimendin për 70 milionë euro dhe i siguroi kontratë deri në vitin 2030, ndërsa burimet e Sport bëjnë me dije se vlera e tij e tanishme në treg lëviz pothuajse në të njëjtat nivele.
"Pas 19 vitesh dhe më shumë se 20 ndryshimeve në ligjin ekzistues, po përgatitet një Ligj i ri për Barnat,…
Njohësi i çështjeve politike, Shkëlqim Jakupi ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të dëgjojnë zërin e protestuesve për vrasjen e…
Mark Bellingham, babai i yjeve të futbollit Jude dhe Jobe Bellingham, ka debutuar me përfaqësuesen e veteranëve mbi 50-vjeçarë të…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në kazermën “Adem…
Aleanca ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook lidhur me shpenzimet për importin e energjisë elektrike, duke…
Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me Prokurorinë Themelore…