Categories: sport

Mourinho habitet nga derbi i Milanos: “Prita urrejtje, gjeta miqësi mes tifozëve

Trajneri portugez Jose Mourinho ka treguar se derbi i qytetit të Milanos, ai mes Interit dhe Milanit, ka qenë më befasuesi në karrierën e tij, për shkak të raporteve aspak armiqësore mes mbështetësve të dy klubeve.

Të lidhura

None found

Në moshën 63-vjeçare, Mourinho po bëhet gati për përballjen e parë në derbin e Madridit pas 13 vitesh, teksa Reali do të ndeshet me Atleticon të dielën.

Kjo sfidë shihet si testi kryesor për Mourinhon që nga rikthimi. Reali ka hasur probleme në transfertë kundër Atleticos në sezonet e fundit, duke triumfuar në vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në “Metropolitano” për La Liga.

Gjatë konferencës për shtyp, kur u pyet se ç’kuptim ka për të dita e derbit, Mourinho u përgjigj: “Një derbi mbart gjithmonë diçka shtesë. Janë histori, kulturë, pasion i tifozëve, lojtarëve, trajnerëve… i atyre që e perceptojnë shpejt çfarë përfaqëson. Por në fund të fundit, mbetet një takim për tri pikë.”

Më pas, trajneri zbuloi se atmosfera rreth derbit të Milanos e kishte habitur gjatë periudhës në krye të Interit, pasi priste një rivalitet dukshëm më të ashpër.

“Është e ndërlikuar të veçoj cili derbi më ka prekur më tepër. Sapo vesh fanellën e një ekipi, nis të ndihesh si mbështetës. Nuk ka derbi ku, një javë para ndeshjes, të përshkosh rrugën dhe dikush të mos të pëshpërisë: ‘Do e mposhtim Juventusin…’ apo kundërshtarin tjetër,” tha ai.

“Ai që më la pa fjalë, sepse ishte krejt e paparashikuar, ishte Inter-Milan. Kisha përshtypjen se do të kishte të paktën pak armiqësi, dhe mbeta i habitur kur pashë që tifozët janë miq dhe kanë lidhje të mira. Armiqësia e vërtetë gjendet pak më në veri, me Juventusin. Shihja çifte apo baba e bir me fanella kundërshtare në rrugë. Në Portugali një gjë e tillë është e paimagjinueshme… ndërsa për Turqinë, më mirë të mos flas fare!” përfundoi ai.

të fundit

Sukses historik i Hearts në Skoci, Sabah Kerjota shkëlqen me dopietë dhe një asist

Sabah KerjotaHearts nuk është kuryer aspak duke shkatërruar Dundee me rezultatin e thellë 8-0 në transfertë [...]Read More...

6 minutes ago

Modelja rrëfen sulmet online kur i kërkuan çdo ditë për muaj me radhë të vr*ste veten

Hailey Bieber, modelja amerikane ka rrëfyer periudhën e më të errët që kaloi gjatë përplasjes së përfolur me këngëtaren Selena…

8 minutes ago

Bekim Balaj: Ende nuk flasim për synime, kemi përgjegjësi të nxjerrim në pah të rinjtë — edhe unë dikur isha si ata

Bekim Balaj shënoi golin që i dha fitoren Vllaznisë përballë Partizanit [...]Read More...

12 minutes ago

Kurti pret përfaqësues të GERMIN-it, në fokus bashkëpunimi me mërgatën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për…

15 minutes ago

Jair Bolsonaro shtrohet në terapi intensive pas një bllokimi akut të zorrëve, ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Brasilia, pasi ka zhvilluar…

24 minutes ago

Partizani rikthehet te zeroja pas disfatës me Vllazninë, trajneri Karoglan: Ndeshje e vështirë për ne

Mislav KaroglanPartizani u kthye te humbja, ndërsa u mposht minimalisht 1-0 nga Vllaznia në kryeqytet [...]Read More...

24 minutes ago